21 janari, Beqaj: Të hetohen
deklaratat e mjekëve për vrasjet

TIRANE- Ministri i Shëndetësisë kërkon të fillojë procedimi dhe gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut për dy ish drejtuesit e Spitalit Ushtarak Sami Koçeku dhe Alfred Gega.

Dy mjekët pasditen e 21 Janarit, 2011 menjëherë pas vrasjes së 4 protestuesve para godinës së Kryeministrisë, në deklarata televizive thanë se vdekja e Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt.

Në atë kohë Sami Koçeku mbante postin e Shefit të Urgjencës së Spitalin Ushtarak, ndërsa  Alfred Gega mbante postin e nëndrejtorit të këtij spitali.

Ankesa drejtuar Urdhrit të Mjekut mban datën 13 janar 2014.

Beqaj  kërkon gjithashtu heqje e përkohëshme e Liçencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjeçare si dhe detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese për këta dy mjekë.

Bazuar në nenin 13 e 14 i Ligjit nr  8615 dt. 1.06.2000 "Për Urdhërin e mjekeve në RSH" Ilir Beqaj me cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë i drejtohet Urdhrit të Mjekut me këtë ankesë ndaj dy mjekëvë të spitalit Qëndror Universitar të Traumës-Tiranë duke saktësuar se "janë gjëndur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë, të "Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore"

"Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista ne tv. duke  deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:  Ziver  Veizi  Hekuran  Deda, Faik Myrtja Aleks Nikaj. Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik."- nënvizohet në letrën që i është dërguar Urdhrit të Mjekut. 
Më tej në letër argumentohet se "Thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti I Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve."


ANKESA NË NGARKIM TË MJEKËVE TË SPITALIT QËNDROR UNIVERSITAR TË TRAUMES-TIRANË:   

Drejtuar:
Urdherit të Mjekut
Këshillit Rajonal Tiranë


Lënda:
Ankesë në ngarkim të mjekëve të spitalit Qëndror Universitar të Traumes-Tiranë:
 Sami KOÇEKU
 Alfred  GEGA

Baza ligjore: Neni 13 e 14 i Ligjit nr  8615 dt. 1.06.2000 "Për Urdhërin e mjekeve në RSH"

Me cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, po ju drejtohem me këtë ankesë ndaj dy mjekëvë të spitalit Qëndror Universitar të Traumës-Tiranë ( ish spitali ushtarak), përkatësisht: Sami KOÇEKU dhe  Alfred  GEGA

të cilët janë gjëndur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë, të "Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore", për faktet të cilat po i parashtroj më poshtë:

Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qënë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjeksore, ku disa prej tyre kishin marrë plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, të përdorura atë ditë nga garda e republikës.  Nisur nga gjëndja e jashtëzakonshme e asaj dite, ( me të vrarë dhe plagosur), pothuajse të gjitha televizionet kërkonin të transmetonin për publikun të vërtetën sa më reale mbi gjëndjen e protestuesve dhe trajtimin që po ju bëhej atyre nga stafi mjeksor.   Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista ne tv. duke  deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:


-       Ziver  Veizi

-       Hekuran  Deda

-       Faik Myrtja

-       Aleks Nikaj

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.


-       Ja ç'ka deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA tek tv. News 24:

Dr. Sami Koçeku: Janë... dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë..., ka vdekur..., ka bërë..., ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore...i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.
Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?
Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.
Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?
Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i'u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.
Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?
Dr. Sami Koçeku:    Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm

Intervista e dytë:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?
Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat..., konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s'kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër...
Gazetari: Po, po.
Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.
Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?
Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që...
Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?
Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.
Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?
Dr.Sami Koçeku: Po.
Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?
Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të...
Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?
Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.
Gazetari: Zive... Edhe njëherë të lutem?
Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku I humbjes së jetës së tyre?
Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.
Gazetarja 1: Nga cfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?
Gazetarja 2: Armë zjarri?
Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e
      afërt.
Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti I Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve;

-       Akt ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 26, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi, Elmaz Shaqiri dhe Fatos Sinani, sipas të cilit plaga depërtuese në gjoksin e majtë viktimës Ziver Veizi, është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri, ku drejtimi i kanalit të predhës në trup është nga para-mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë, ndërsa distanca e qitjes përcaktohet në bazë të ekspertimit kimik-kriminalistik të teshave të viktimës Ziver Veizi.

-       Akti i ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 41, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Elmaz Shaqiri dhe Admir Sinamati, ka arritur në konluzionin se në trupin e viktimës Faik Myrtaj u konstatua një plagë qorre, jotejshkuese, në pjesën e pasme anësore të djathtë, me drejtim nga e djathta në të majtë dhe lehtësisht nga poshtë-lart.

-       Akti i ekspertimit mjeko-ligjor me nr. 30, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi dhe Fatos Sinani, ka rezultuar se tek kufoma e shtetasit Hekuran Deda u konstatua një plagë tejshkuese e kokës, me vrimë hyrje nga e majta e kokës dhe atë të daljes nga ana e djathtë e kokës.
Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht, se qitjet e armëve dhe plumbat e tyre kanë ardhur nga një distancë e largët dhe jo ashtu siç deklaruan këta mjekë, sipas;

-       Akti i ekspertimit tekniko-kimik me nr. 975, datë 07/02/2011, ka rezultuar e provuar se predha e gjetur tek trupi i viktimës Ziver Veizi, është qitur nga arma e të pandehurit Agim Llupo, ndërsa akti i ekspertimit balistik-krahasues me nr. 1022, datë 08/02/2011 provon se arma "MP 5", kalibër 9mm (A3), me numër shuli "244", në përdorim nga i pandehuri Agim Llupo, ka qitur 13 (trembëdhjetë), nga 131 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara.

-       Akti i ekspertimit tekniko-balistik (Raport Ekzaminimi), me nr. 163G-SP-215, datë 05/01/2012 dhe nr. laborator 110726012PFKG, 11) 0915009PFKG, të laboratorit në Qunatico Virginia 22135, SHBA, rezulton se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrto është qitur nga pistoleta që i përket të pandehurit Ndrea Prendi.

Bashkëngjitur kesaj ankese, do të gjeni të gjithë materialin ku përfshihen, CD me intervistat e mjekeve dhënë TV.News-24, materialet dhe akt-ekspertizat e kryera nga Prokuroria e Pergjithshme, si dhe vendimin e gjykatës që i pranon dhe i njeh si  të vërteta këto ekspertiza.
Në këto kushte, per gjithçka ju referuam me lart, deklaroj se mjekët e sipërcituar, kanë shkelur nenin 5 "Ofrimi i Kujdesit shëndetësor", nenin 11 "Mbi reputacionin profesional dhe figurën morale",  nenin 15 "Tejkalimi i mundësive dhe kompetencave", nenin 67 "Detyrimi për respektimin e Kodit", nenin 68 "Masat disiplinore" të "Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore".

Duke përfunduar kërkoj që ndaj mjekëve Sami KOÇEKU dhe  Alfred  GEGA, te fillojë proçedimi dhe Gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut dhe marrja e masës e parashikuar tek "Rregullorja për Gjykim Profesional", pjesa e dyte "Proçeset e gjykimit disiplinor", rregulli 14, germa;

-        "g"  heqja e përkohëshme e Liçencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjet"

-        "h"  detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese

MINISTRI I SHENDETESISE
ILIR BEQAJ

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre