21 janari, Erion Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim

Deputeti socialist, Erion Braçe i ftuar në Report Tv komenton 21 janarin dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv deputeti Braçe thotë se SPAK duhet të bëjë një hetim gjithëpërfshirës për vrasjet e 21 janarit, duke e cilësuar një krim shtetëror të organizuar.

Për 13 vite, Braçe thotë se ka ngritur zërin për këtë çështje dhe se tani është radha e drejtësisë që të flasë. Ligjvënësi socialist shprehet se ka dëshmitarë dhe prova të reja për 21 janarin, që nuk janë depozituar se s’kanë pasur besim te drejtësia e asaj kohe.

“Ka shumë njerëz që kanë dëgjuar, regjistruar, që për vite me radhë kanë administruar prova të rëndësishme që do i nxjerrin pjesë-pjesë”, thotë Braçe.

Deputeti i PS thotë se SPAK duhet të bëjë thirrje për ata që zotërojnë prova për të bashkëpunuar dhe tu bëj thirrje disa personave që kane qenë personazhe kyç që të bëjnë bashkëpunëtorin e drejtësisë.

“Jemi 13 vite me vonesë, ky proces që po ndodh sot, nisja e hetimeve për krimin shtetëror të organizuar në 21 janar duhej të kishte ndodhur 13 vitet e shkuara. Duhej që prokuroria e asaj kohe dhe gjithë institucionet duhej ta kishin kryer atë hetim në atë kohë. Tani po veprojmë në bazë të vendimet të Strasburgu. Gjykata e Lartë ka vendosur mbi atë vendim. Për mua do të thotë fund, unë kam folur për 13 vite me radhë dhe kam kërkuar këtë që po ndodh. Sa kohë që kjo çështje është në SPAK, një organ i drejtësisë së re, tani u takon prokurorëve dhe dëshmitarëve të flasin për ngjarjen.

Jo vetëm kësaj gruaje që është një luftëtare, nëse çështja ka mbërritur sot në SPAK i dedikohet asaj dhe vajzës së saj, që s’janë tërhequr nga beteja për drejtësi. Kam parasysh si dëshmitar të gjithë ata që zotërojnë prova ende. Ka shumë njerëz që kanë dëgjuar, regjistruar, që për vite me radhë kanë administruar prova të rëndësishme që do i nxjerrin pjesë-pjesë. Do duhet që SPAK  të demonstrojë vullnet dhe të ngjallë besueshmëri tek të gjithë ata që kanë zotëruar provat. Të bëjë thirrje për ata që zotërojnë prova për të bashkëpunuar dhe tu bëj thirrje disa personave që kane qenë personazhe kyç që të bëjnë bashkëpunëtorin e drejtësisë”, tha Braçe në Report Tv.

Për ish-zv.kryeministrin, opozita ka kaluar në gjendje halucinante, teksa bën edhe ironi për “kacafytje” mes tyre për hetimet e SPAK për 21 janarin.

"S’kanë pse kacafyten me njëri-tjetrin, të shkojnë të bëjnë dëshminë, çfarë dinë për njëri tjetrin, të shkojnë të japin dëshminë, janë personazhe të dorës së parë, ish-kryeministri, ish-ministri i Brendshëm, Meta ishte personazhi kyç pranë qeverisë dhe të dyve", tha Braçe.

Braçe komentoi edhe zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Kandidaturën e opozitës Petro Gjikuria, e cilësoi anëtar të zëshëm të sillogjeve antishqiptare. 

"Siç ky zotëria tjetër që është i njëjtët takëm, ky djali nga Himara që ka moshën e respektuar të një gjyshi, e që qenka kthyer. Ky anëtari më i zëshëm i këtyre sillogjeve antishqiptare. Siç ky po luan, po luan vërtet keq, se po ecën në të njëjtët gjurmë ku ka vënë gjurmë ai më para. Model antishqiptar i pastër", vijoi Braçe. 

Por, a ka shans të ketë një qeveri teknike, siç së fundmi është artikuluar nga opozita?

"Nuk, bëhet fjalë për të lëshuar pushtet në tavolinë. Artikulohet kur janë në opozitë. Kur janë në pushtet as duan të dëgjojnë. Nuk e shohim qeverinë teknike si zgjidhje të ndonjë problemi", vijoi Braçe. 

Hetimet e SPAK për zyrtarë të PS, Braçe i konsideron si detyrë të strukturës.

"Habitem pse edhe gazetarë dhe njerëz habiten me aktet dhe veprimet në përputhej të ligjit të organeve të reja të drejtësisë, me kë do merren, me ato që kanë administruar pushtet. Po bën detyrën dhe po merren me persona përgjegjës", tha Braçe. 

Erion Braçe ndërkohë e konsideroi seancë turpi sulmin që PD bëri ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të tij për veprimtarinë e SPAK në vitin 2023.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Deputeti i PS, Erion Braçe ka shigjetuar deputetin e opozitës Agron Shehaj i cili zhvilloi një interpelancë me ministren e bujqësisë për fondet e IPARD. Pa e përmendur me emër, Braçe tha në Report Tv se njerëz që të vetmin biznes që kanë pasur në jetë ka qenë call centeri, dalin e flasin për bujqësinë tani që janë bërë poltikanë. I ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe dha edhe sugjerimet e tij se çfarë mund të bëhet më mirë për bujqësinë. Sa u takon fondeve të IPARD theksoi se është një çështje që duhet hetuar me patjetër nga organet e drejtësisë.

"Çështja e fondeve të IPARD II është çështje e mirëfilltë për organet e drejtësisë. Nuk ka asnjë dyshim, nëse ka një gjë që kërkoj të hetohet deri në fund është kjo. IPARD ka mbërritur vetëm në 450 njerëz. S’po them bujq, se bujqit kanë përfituar me mjete traktorë, dhe tek tuk në ndërtimin e serave që nuk shkonim më shumë se 4-5-6 dynym. Të tjerë njerëz të rëndësishëm që kanë dashur të futen në sektorin e bujqësisë kanë hyrë, nga IPARD II janë gjithë e gjithë 450 njerëz. Fondet e BE nuk e përfshijnë masën e madhe, s’kanë impakt të gjerë te masa e fermerëve.

Për bujqësinë, ne na intereson sistemi fiskal që i bën bujqit të interesuar të prodhojnë dhe grumbulluesit të interesuar që të grumbullojnë prodhimin vendas. Sistem fiskal ku grumbulluesit dhe përpunuesit veçanërisht në segmentin e brendshëm të tregut nuk humbin para, përndryshe nuk janë të interesuar të marrin produktin vendas, por produktin e huaj. Pra na duhet sistem fiskal, dhe sistem subvencioni dhe nuk ngatërrohet më me tatimin mbi vlerën e shtuar, por një sistem subvencioni që  subvencionin çdo kg dhe litër prodhimi vendas. 1 lekë, 1 lekë, s atë keni, kështu thonë dhe bujqit.

Për këto ka nevojë bujqësia, për këto muhabetet ordinere që konsumohen në parlament, veçanërisht nga njerëz që nuk kuptojnë. Nga njerëz që bëjnë call center, të vetmin biznes që kanë pasur në jetën e tyre call center dhe duan të flasin për bujqësinë se tani janë bërë politikanë, bujqit s’kanë nevojë fare", tha Braçe në Report Tv. 

Ora 18:59
Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare

 

Deputeti i PS, Erion Braçe ka komentuar në Report Tv zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Braçe komentoi në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj kandidaturën e opozitës Petro Gjikuria. Braçe tha se ai është anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare. Madje, të drejta quan edhe sulmet që Rama ka bërë më parë ndaj Fredi Belerit.

Erion Braçe: Jemi në fushatë, kemi bërë një proces të brendshëm reflektimi mbi atë që ka ndodhur në Himarë në zgjedhjet e fundit dhe jemi duke kuruar gjithë problematikën që u has në zgjedhjet e para një viti atje.

Arbër Hitaj: Përse kaq shumë zhurmë? Mos ishte një taktikë e gabuar nga Rama që sulmoi zotin Beleri pak ditë para arrestimit.

Erion Braçe: Si thatë? Zoti? Ai personi duhej sulmuar dhe për atë që mbart mbi të shkuarën e tij, të deklaruar vetë në dokumentet e dekriminalizimit nuk duhej të kandidonte fare në zgjedhjet vendore. Siç ky zotëria tjetër që është i njëjtët takëm, ky djali nga Himara që ka moshën e respektuar të një gjyshi, e që qenka kthyer... Ky anëtari më i zëshëm i këtyre sillogjeve antishqiptare. Siç ky po luan, po luan vërtet keq, se po ecën në të njëjtët gjurmë ku ka vënë gjurmë ai më para. Model antishqiptar i pastër, kam një lutje ndaj njerëzve që njoh në këtë territor, që të shikojnë interesin e tyre, në këto zgjedhje të shohin interesin e tyre, të marrin atë që u takon.

Ora 18:32
Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

 

Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund. Kështu i përgjigjet ish-zv.kryeministri Erion Braçe thirrjeve të opozitës për qeveri teknike,. I ftuar në Report Tv, deputeti socialist thotë se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri dhe se nuk ka vend për qeveri teknike.  

"Nuk, bëhet fjalë për të lëshuar pushtet në tavolinë. Artikulohet kur janë në opozitë. Kur janë në pushtet as duan të dëgjojnë. Nuk e shohim qeverinë teknike si zgjidhje të ndonjë problemi. Qeveritë krijohen nga vota e popullit dhe sa kohë shumicat janë të qarta s’ka vend për qeveri teknike. Shqipëria e ka qeverinë dhe me atë do shkojë drejt zgjedhjeve. Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund", tha Braçe në Report Tv.

Sa i takon bojkotit të opozitës në Komisionin për Dezinformimin, Braçe tha për gazetarin Arbër Hitaj se i priti dy muaj, por me zor nuk i merr dot.

"Si marr dot me zor, prita dhe nuk e kam mbledhur komisionin 2 muaj e gjysmë për ti lënë kohës opozitës për të marrë informacionin. Komisioni është ngritur me qëllim administrimin dhe koordinimin e një beteje kundër ndërhyrjeve e të huaja keqdashëse në demokraci, sigurinë kombëtare dhe media dhe që synon ta mbajë këtë ambient dhe sigurinë kombëtare të pacenuara nga këto ndërhyrje të huaja", u shpreh Braçe në Report Tv.

Ora 18:27
Braçe për Report Tv: Mandat i kufizuar me 4 vite për drejtuesit e institucioneve! Betejë korrupsionit, secili përballet vetëm në SPAK

 

PS ka vendosur prioritet betejën kundër korrupsionit, ndërsa deputeti socialit Erion Braçe i ftuar në Report Tv tha se për këtë arsye është ngritur edhe komisioni i posaçëm. Sa i takon hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë të PS, Braçe thotë se SPAK po bën detyrën dhe kjo është standardi që ka vendosur PS, cildo përballet vetëm me drejtësinë.

“Habitem pse edhe gazetarë dhe njerëz habiten me aktet dhe veprimet në përputhej të ligjit të organeve të reja të drejtësisë, me kë do merren, me ato që kanë administruar pushtet. SPAK duhet të largohet nga veprat penale që përfshijnë qytetarët, duhet të merret vetëm me këtë. Po bën detyrën dhe po merren me persona përgjegjës.

Çfarë duhet të ndodhë? Duhet të ndodhë ajo që ndodhi me 22 janar, që urdhër arrestet nuk zbatoheshin, urdhrin që mos të zbatohen, që garda të mos dorëzohen dhe zinxhiri komandues të mos preken me dorë adresuar drejtorit të policisë, mos të zbatoheshin. Qasja e PS ka qenë shumë e qartë, cilido i përgjigjet drejtësisë dhe gjithsecili përballet individualisht, kaq dhe mbaron. Kemi një problem me korrupsionin, për këtë arsye kemi ndërtuar komision të posaçëm në kuvend”, tha Braçe.

Sa i takon luftës ndaj korrupsionit, Braçe tha për gazetarin Arbër Hitaj se duhet të ketë mandat të kufizuar me 4 vite për drejtuesit e institucioneve.  

Jetëgjatësia e zyrtarëve drejtuesve politik të institucioneve ka kaluar caqet. Duhet të bëjmë të kundërtën, të nxisim përkohshmërinë e tyre, me një mandat të kufizuar që mund të shkojë 4 vite. Qëndrimi përtej çdo logjike e ka bërë më të afektueshëm korrupsionin dhe zyrtarin dhe institucionin, po flas për detyrë politike, na garanton edhe kontroll më të mirë, por edhe qarkullim të elitave. Konflikti interesave, njerëz që vijnë nga bota e biznesit dhe nuk shkëputen. Bëjnë marifete duke lënë pronësi dhe në detyrën ku shkojnë vazhdojnë të punojnë për biznesin e tyre.

Është reflektim i thellë i PS, ajo drejtësia që gjetëm ishin gati të bëheshin klientë. E kemi refuzuar atë gjë dhe kemi bërë reflektim në marrëdhëniet me drejtësinë, tani na duhet reflektim më i thellë në marrëdhënien me vete, duhet të bëjmë pjesën tonë në betejën kundër korrupsionit, si parti politike që ka marrë gjithçka nga shqiptarët.

Ora 18:07
Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Një seancë turpi e quan deputeti socialist Erion Braçe, sulmin që PD bëri ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të tij për veprimtarinë e SPAK në vitin 2023. Braçe tha se seanca kaloi në kontroll politik, me hyrje dhe ofendime ndaj Dumanit e Prokurorit të Përgjithshëm.

Madje, deputeti i PS shkon edhe më tej kur thotë se dukej si një intervistë ku të personat që po hetohen morën në pyetje prokurorin e tyre. Kritika pati edhe për vetë PS, për të cilën thotë se ishte e papërgatitur për këtë skenar të opozitës dhe se nuk duhej të kishte lejuar që seanca të dilte jashtë kontrollit parlamentar.

"Ishte seancë e turpshme, që nuk gjen bazë ligjore në rregulloren e Kuvendit apo Kushtetutë. Ishte një seancë që doli jashtë kontrollit parlamentar për të shkuar drejt kontrollit politik të SPAK. Filloi me fyerje shumë të rënda kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm dhe vijoi me atë seancë që kaloi në pyetje të ndryshme që ishin ndryshe nga ato që ishin depozituar, kontroll i mirëfilltë politik. Ishte si intervistë, që merrte në pyetje prokurorin e tij. Është e pa ndodhur dhe s’duhej të konsumohej si e tillë në sallën e kuvendit, më ka ardhur keq që ishim të papërgatitur në atë seancë. Ne kemi shkuar të papërgatitur për çfarë do bënte opozita, për mënyrën se si e kishte organizuar kontrollin politik të SPAK, ne s’duhej të kishim lejuar që seanca të shkiste rëndë në kontroll politik. Kam ndenjur pa lëvizur nga fillimi deri në fund të saj, jo thjesht për të dokumentuar kontrollin politik mbi prokurorin e SPAK, por edhe për solidaritet. Mu duke e tepërt që të ishin në sallë kur kacafyteshin dy palë. Prokurori i përgjithshëm dhe ai i posaçëm mu duk e padrejtë të merreshin në pyetje nga persona që ka në hetim. Qëndrova edhe si ndjesë politike kundrejt asaj situate që u krijua atje, veçanërisht ndaj sulmeve edhe fyerjeve personale të drejtpërdrejta", tha Braçe. 

Braçe thotë se ka duartrokitur pas raportimit të Dumanit në shenjë vlerësimi për durimin qe ka treguar dhe profesionalizmin.

“Kam duartrokitur profesionalizmin e zotërisë. E kam zili se ruajti qetësinë nga fillimi deri në fund. Kam reaguar disa herë gjatë seancës së marrjes në pyetje nga personat që i ka në hetim Dumani, se ky është karakteri im, zotëria e ruajti qetësinë përtej çdo caku, e kam duartrokitur për profesionalizmin, qëndresën dhe në shenjë ndjese për sjellin time dhe të tjerëve në mazhorancë që ishim atje të papërgatitur”, vijoi Braçe.

Ora 17:53
21 janari, Braçe thirrje Bashës, Metës e Berishës: Mos u kacafytni, tregojani SPAK-ut çfarë dini për njëri-tjetrin! Jeni bërë halucinantë

 

Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në Report Tv ka komentuar deklaratat e Metës dhe Bashës për 21 janarin. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Braçe tha se opozita ka kaluar në gjendje halucinante, ku Meta sot akuzoi Bashën se ishte përgjegjës Basha, ndërkohë q ëmë herët Basha bënte përgjegjës Berishën.

Deputeti socialist me ironi u kërkon të mos kacafyten me njëri-tjetrin, por të shkojnë në SPAK dhe të tregojnë çfarë dinë për njëri-tjetrin.

"Atëherë thonin Rama u fsheh, çfarë përgjegjësie ka një njeri që u fsheh. Kalojnë në gjendje halucinante. Sa dëgjojnë që SPAK fillon të veprojë, kalojnë në veprime halucinante. Sot dëgjova që përgjegjës ishte ministri i brendshëm. Ndërkohë më herët kam dëgjuar ministrin e Brendshëm që bënte përgjegjës Berishën dhe këtë që kishte fol sot. Për të gjithë këta kam vetëm një lutje. S’kanë pse kacafyten më njëri tjetrin, të shkojnë të bëjnë dëshminë, çfarë dinë për njëri tjetrin, të shkojnë të japin dëshminë, janë personazhe të dorës së parë, ish-kryeministri, ish-ministri i Brendshëm, Meta ishte personazhi kyç pranë qeverisë dhe të dyve. Nëse kanë ndonjë gjë ta ndajnë atje me prokurorët. Ne na duhet që SPAK të kryejë një hetim gjithëpërfshirës si në të treja akuzat që ka ngritur. Gjyqi popullor ka ndodhur, ka pasur deklarata që e kanë marrë përgjegjësinë vetë. Duhet një procesi rregullt ligjor, gjithëpërfshirës dhe që të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe jo me interesat e politikanëve. Dua të di kush ka urdhëruar, kush ka ekzekutuar urdhrin duke vrarë 4 protestues, plagosur 12 të tjerë", tha Braçe në Report Tv. 

Ora 17:47
Blushi goditi me grusht Halit Valterin, Braçe për Report Tv: Zhgënjim i madh, kam parë edhe çizme që hidhen nga e njëjta parti

 

Erion Braçe në një intervistë për Report Tv ka reaguar për sjelljen e Tedi Blushit në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, teksa goditi me grusht Halit Valterin. Braçe shprehet i zhgënjyer me sjellen e Tedi Blushit, duke thënë se janë sjellje jo të hijshme që vijnë nga e njëjta parti. 

"Ka ndodhur disa herë. Unë kam parë jo vetëm letra por edhe çizme nga e njëjta parti në parlamentin e Shqipërisë. Kështu që nuk më bën përshtypje kur deri tani kanë djegur gjithçka kanë mundur dhe kanë hedhur zjarr pa hesap jashtë godinës, do ishte zhgënjim i madh po të shikoja që brenda sallës s’do bëhej gjë. Por zhgënjimi që kam është që ky djali është korçar. Zhgënjimi është shumë i madh që një korçar të sillet në atë farë feje", tha Braçe.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin