Por çfarë ndodhi në 21 janar 2011, në protestën e dhunshme të 4 viteve më parë ku mbetën të vrarë 4 protestues të Partisë Socialiste, të vrarë nga Garda e Republikës.
Gjithçka nisi rreth orës 14:00 , kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para godinës së Kryeministrisë, pasi policia kishe marrë masat që të mos lejonte asnjë autobus të vazhdonte më tej.
Protesta ishte kundër korrupsionit, pas skandalit me videon Meta Prifti ku flitej për një koncesion.

Turma nisi me thirrje kundër Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha , ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit. Rreth orës 14:30, duke vënë re përshkallëzimin e demonstratës, efektivët e Gardës së Republikës, të cilët mbronin ambientet e brendshme të Kryeministrisë janë shtuar në oborr.

Ndërsa një makinë me ujë me presion u fut në mes të protestuesve duke lagur pjesëmarrësit në protest. Dalja e tyre dhe hedhja e gazit lotsjellës, shkaktoi irritim të mad të demonstruesit, të cilët të irrituar nga ky veprim, kanë hedhur drejt efektivave të Gardës sende të forta si gurë, pllaka trotuari, pllaka mermeri, si dhe u është vënë zjarri pemëve që ndodheshin në pjesën përpara Kryeministrisë.

Në këtë kohë, protestuesit kanë hipur në kangjellat e murit rrethues të Kryeministrisë, por pa tentuar që të futeshin brenda saj. Me ndërhyrjen e disa personave civilë, pjesëmarrës në demonstratë, si Zyhdi Dajti, nga thirrjet me megafon të gardës dhe thirrjet me zë të lartë nga efektivët në terren, të cilët u kërkonin largimin nga objekti demonstruesve dhe pas kalimit të automjeteve ujëdhëse, një pjesë e demonstruesve janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë për të kaluar nga ana e Piramidës.
Një pjesë e demonstruesve, pasi kanë hipur edhe në lartësi të Piramidës, kanë filluar të godasin me pllaka guri, pllaka trotuari, gurë e molotov, jo vetëm efektivët e Gardës, që ndodheshin në sektorin verior, por edhe Kryeministrinë, pasi aty nuk kishte më efektivë policie, por gjithsesi ajo ishte e mbyllur dhe e padëmtuar.
Nga sulmet masive me mjete të forta, shumë efektivë të Gardës me shërbim, kanë pësuar dëmtime fizike, të parrezikshme për jetën dhe pas një mjekimi ambulator në pjesën më të madhe, ata janë kthyer përsëri duke rimarrë pozicionet sipas planit të masave. Garda reagoi fillimisht duke hapur zjarr në ajër me fishekë manovre, ndërsa pak minuta më vonë, Garda nisi të qëllojë me fishekë luftarakë, po në ajër.

Në këtë moment, grupi i njësisë speciale, i pajisur me mjetet teknike të posaçme, është afruar nga mesi i rrugës për tek porta e Kryeministrisë, duke ndërhyrë forcërisht me shkopinj gome e mburoja, e duke arritur që të nxjerrin jashtë portës grupin e personave, që kishin mundur të futeshin pak metra brenda rrethimit të Kryeministrisë.

Ora shënonte 16:10. Në atë moment, të shtëna armësh janë dëgjuar nga brenda territorit të Kryeministrisë, ku më vonë, sipas prokurorisë, u vërtetua se qëlluan drejtpërdrejt dhe njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Ky veprim është pasuar edhe nga qitje të tjera, të realizuara nga efektivët e grupit të zjarrit në Gardën e Republikës.
(Në foto: Ndrea Prendi dhe Agim Llupo)
Si pasojë humbën jetën Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Veç tyre u plagosën edhe shtatë persona, mes të cilëve, gazetari Fatos Mahmutaj dhe Aleks Nika. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

(Protestues me fotot e 4 viktimave të 21 janarit në duar)
Ngjarja u filmua nga dhjetëra stacione televizive, të cilët duke pasqyruar me profesionalizëm, pse jo dhe me guxim detajet më të imta të zhvillimeve të saj, ndihmuan jo pak për të vërtetën, për atë të vërtetë, për të cilën janë të gjithë të interesuar të jepet drejtësi. Pas protestës ku mbetën të vrarë katër persona, menjëherë erdhën edhe akuzat e ndërsjella mes forcave politike.
Pa vonuar shumë, Kryeministri Sali Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti, nëpërmjet segmenteve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.
Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Kryeministri Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.
Pas seancave maratonë, dy personave kryesore të dënuan Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, u shpallën të pafajshëm. Ndërkohë që familjarët kërkojnë drejtësi për vrasjen me duar në xhepa të të afërmeve të tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO