TIRANE - Artan Hoxha, komandanti i komanduar i Gardës së Republikës, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Tiranës, ku ka treguar se gjatë demonstratës së 21 janarit kishte marrë informacione nga Drejtoria e Krimit të Organizuar se një grup me 400 persona do të sulmonte Parlamentin dhe një tjetër do të sulmonte eskortët e Kryeministrit Sali Berisha, në momentin kur ky i fundit të dilte nga Kryeministria për të shkuar më pas në shtëpinë e tij.
Gjatë dëshmisë së tij, Hoxha ka treguar se ditën e 21 janarit së bashku me numrin një të Gardës, Ndrea Prendin, kanë hyrë në Kryeministri ku kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, të cilit i kanë kërkuar që të vendoste kordonin e policisë për shkak se nga çarja e tij, efektivët e Gardës kishin pësuar shumë lëndime nga turma.
Hoxha ka pohuar se dhuna në demonstratë është provokuar nga protestuesit e opozitës, ndërkohë që hedhja e gazit nga ana e policisë, ka sjellë hutimin e efektivëve të Gardës për shkak se era e çoi tymin në pozicionin ku ata ndodheshin.
(eq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com