21 janari dhe Berisha

21 janari dhe Berisha

Kthehem pas në 10 vite të shkuara. Si dëshmitar okular i ngjarjes makabre të pa shoqe, në çdo përvjetor të përmortshëm, jam përpjekur të shpjegoj çfarë ishte ajo që iu ndodhi protestuesve. Si mund që ndaj një mase të madhe njerëzish të pa rrezikshëm e të pa mbrojtur të hapej zjarr e të qëllohej me breshëri plumbash që nga dendësia ishin mbase edhe me të dendura se në një front lufte. Dhe ku? Përpara godinës së Qeverisë e cila duhej ti dëgjonte dhe t’iu siguronte jetën e tyre. Si mundet një qeveri të urdhërojë e të kryejë një masakër të tillë?! Çfarë lloj specie njerëzore ishin ata shtetarë brenda zyrës së kryeministrit apo në tarracën Qeverisë?

Më vjen ndërmend pirati në zë, Baltassarre Cossa, i cili ia doli të shenjtërohej si Papa Gjoni XXIII i Kishës Katolike Apostolike Romane duke u shuguruar si prift, prej paraardhësit të tij që vdiq, vetëm 1(një) ditë para se Baltassarre të shenjtërohej si Papë në 25 Maj 1410. Vetëm një njeri si Baltassarre, me veset e karakterin e tij, me një shpirt katili mund të kryente një masakër të tillë. Pa dyshim jo i vetëm. Me gjakftohtësinë tipike prej pirati urdhëroi të qëllohej mbi turmën dhe më tej si mjeshtër i shpifjeve dhe mashtrimit organizoi fushatën desinformuese për t’iua faturuar krimin të tjerëve; duket se edhe kjo ka qenë pjesë e skenarit kobzi te 21 janarit. Me këtë rol që mori përsipër, Sali Berisha nuk mund të ishte me petkun e kryeministrit, por të një pirati në kujtimin më të keq të këtij emir dhe të mashtruesit “prestigjioz” shumë të rrezikshëm.

Ai desh e hodhi lumin. Akuzoi lidershipin e opozitës për grusht shteti në bashkëpunim me segmente të tjera të shtetit, akuzoi demonstruesit se vranë njeri tjetrin me armë të sofistikuara dhe me siguri do të kalonte në fazën finale të skenari; të arrestonte liderët e opozitës dhe demonstrues të ndryshëm nën akuzën për grusht shteti dhe vrasje! Vetëm një mëndje, ku djalli për 24 ore flenë në çdo skutë të sajë, mund të parashikonte të tillë skenar. Viktimat që u vranë nga zyrat e tij do ti rivriste dhe opozitës do ti jepte një goditje thuajse vdekje prurëse. Një njeri si Sali Berisha e bënte një krim të tillë më ndërgjegje të plotë dhe ftohtësi vrastare; këtë nuk e them un por e ka thënë dhe provuar vetë Ai me bëmat e tij. Nëse skenari dështoi në sekuencat e fundit të tij, kjo nuk ndodhi se Saliu u bë pishman. Kurrsesi, tjetër kush ia dogji letrat në duar, tamam në momentin e fundit ku po i buzëqeshte fitorja.

Falë Artan Hoxhës, gazetarit të guximshëm e të talentuar që si rrallë kush sakrifikoi veten për të nxjerrë në pah të vërtetën. Filmimet e Artan Hoxhë jo vetëm provuan kush e i bëri vrasjet por patën rëndësi historike për rrjedhën e zhvillimeve në Shqipëri; mbase ky akt i tij kërkon vlerësim të veçantë që për çudi nuk është bërë!.. Në këto rrethana të pa parashikuara e të pa pritura me një shkathtësi të pashoqe dhe djallëzi tipike Sali Berisha me të tijët organizuan zhdukjen e provave komprometuese dhe pengimin e drejtësisë të bënte punën e vetë. Dihet si rrodhën ngjarjet më tej dhe ja ku jemi: ende drejtësia nuk është dhënë!….

Padyshim janë bërë të tjera gjëra për të vlerësuar katër të rënët, duke i shpallur edhe dëshmorë në këtë përvjetor të 11-të. Por nëse nuk jepet drejtësi asgjë nuk është bërë dhe kjo jo vetëm për ata që humbën jetën por për të ardhmen e këtij vendi. E them këtë sepse herë pas here Sali Berisha i referohet ngjarjes me tonet e fitimtarit, madje ka thënë se do bënte edhe më shumë! Nuk ndjen pendim, përkundrazi janë të tjerët ata që duhet të pendohen, sipas tij mbase të vrarët!.. Me këtë ai do të thotë se është zoti në tokën shqiptare. Deri në 21 janar 2011 kishim dëgjuar se një pirat mund të bëhej Papë.

Pas 21 janarit 2011 dhe deri sot kemi mësuar se pirati bëhet jo vetëm kryeministër e president si Saliu, por ca më shumë-zot në tokën shqiptare. Vallë a do ta lemë të ndodhë një gjë e tillë? Qeverisë dhe strukturave të drejtësisë së re iu takon të thonë fjalën e tyre. Janë para një prove të madhe. Sali Berisha me të tijët duan të vijnë përsëri në pushtet dhe po ndodhi do të hedhin valle mbi kurrizin tonë. Do të bëjnë krime siç kanë bërë edhe herë të tjera që nga ngjarja e 2 Prillit të thyer në Shkodër, ….nga katrahura e viteve 1996- 1997, ….ngjarja e pa krahasueshme e Gërdecit, ….21 janari dhe …. nuk dimë çfarë ngjarje do të jetë në radhën e krimeve të tyre!

Një denoncim i imi për atë ditë

Në paraditen e zezë të 21 janarit 2011 kam qenë i ftuar në emisionin e posaçëm për protestën që do të zhvillohej. Kur jepeshin pamje nga rrethet për demonstruesit të niseshin për Tiranë nga policia thuhej se ka edhe njrëztë armatosur!.. Unë deklarova se nga sjellja e policisë duket që po përgatitet një skena ogurzi, qeveria do ti qëllojë protestuesit. Shkëmbyem replika me përfaqësuesin e PD (jo një përfaqësues do sido!.), por kur protestat filloi hap pas hapi gjendja degradoi siç unë paralajmërova. Kur garda qëlloi mbi protestuesit në studion u krijua një gjendje pezmi, emisioni u ndërpre.

Unë i thashë përfaqësuesit të PD se i vratë dhe ai mu përgjigj se i vratë ju dhe jo ne!.. Si për çudi skenarët duket të ishin para përgatitur. Dola nga emisioni dhe do të nisesha drejt qendrës, por ende pa hipur në makinë më bie zilja e celularit. E hapa dhe dhe në anën tjetër më fliste një anëtar i forcave shqiponja, kuptohet i njohuri im. Me zërin që i dridhej më tha të gjeja mundësinë ti shmangesha qendrës dhe për pak ditë të fshihesha sepse do të më arrestonin!.. Unë u nisa me makinë për në Sauk duke kaluar nga Farka dhe shkova në restorantin e një mikut tim. Aty në një parking fsheha makinën dhe i shpjegova gjithçka mikut tim.

E vlerësuam situatën dhe vendosëm që unë të mos lëvizja me makinën time, mbase edhe të qëndroja ndonjë dite atje. Në situatën e krijuar ishte e qartë se familja ime do të shqetësohej dhe vështirë të pranonte sqarimet e mija. I telefonova një mikut tim dhe vone në darkë Ai erdhi dhe më mori me makinën e tij. Makinën time e mora disa ditë më vonë. E pra ky ka qenë 21 janari i zi që un e përjetove edhe vetë. Emrat e protagonistëve të tjerë nuk i kam citur për etikë por edhe për të mos iu krijuar ndonjë problem sepse strukturat okulte e paralele janë ende prezente dhe të fuqishme. Nëse do t’iu duhet jam i bindur se ata do të dëshmojnë gjithçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike