TIRANE - Babai i 27 vjeçarit Artes Dybeli, të mbijetuarit nga plumbat e marrë në 21 janar 2011 apelon për ndihmë nga qeveria e cila sipas tij mund të bëj më shumë për të gjetur drejtësinë e munguar të asaj ngjarjeje. Me zërin prindëror që dridhet, Bujari rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” momentin në të cilin mësoi për plagosjen e Artesit, kurimin e tij me shpenzimet dhe borxhe në Gjermani dhe përpjekjet e dëshpëruara për të vendosur në vend drejtësinë. Bujari rrëfen edhe për pengun e këtyre viteve, të një takimi të parealizuar me kryeministrin Edi Rama.