TIRANE- Dëshmi kontradiktore ato mes dy eskpertëve të kriminalistikës të cilët në seancë gjyqësore kanë dhënë konkluzionet e hetimit për vrasjen e Ziver Veizit, një nga 4 protestuesit të cilët u vranë në demonstratën e 21 janarit 2011.

Sipas ekspertit të thirur nga prokuroria seancën e sotme gjyqësore, Dritan Zoto, Ziver Veizi është vrare nga nje plumb i drejtëpërdrejtë.

 “Plumbi që vrau protestuesin Ziver Veizi nuk ishte rikoshet”. Deklaroi eksperti i kriminalistikës në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Dritan Zoto gjatë seancës argumenti pse plumbi nuk ishte rikoshet. Zoto tha se predha ka bërë takim me trupa të tjera, dhe kjo është arsyeja pse ashklat e drurit u gjetën në predhën që vrau Ziver Veizin.

"Predha e gjetur në autopsinë e Ziver Veizit, objekt ekspertimi, gjatë lëvizjes së saj, nuk mund të ketë shoqëruar dy copëzat e drunjta të gjetura në këmishën e viktimës Ziver Veizi, objekt ekspertimi."- thuhet në konkluzionet e ekspertit Dritan Zoto. 
  
Ndërkohë që seancën e kaluar, 26 dhjetor 2012,  eksperti Gani Jahelezi, i thirrur nga avokati mbrojtës deklaroi se plumbi ishte rikoshetë. Sipas ekspertit kriminalist, Gani Jahelezi, predha ka udhëtuar së bashku me dy ashklat mikroskopike në trupin e të ndjerit, çka nënkupton se viktima eshte qëlluar nga nje goditje rikoshet.

Eksperti Gani Jahelezi ka deklaruar në seancën e djeshme të dosjes së "21 janarit" se shkencërisht është e mundur që dy ashklat e drurit të gjetura në predhën që dyshohet se ka vrarë Ziver Veizin të kenë udhëtuar në  të njëjtën trajektore me predhën edhe pse shpejtësia e lëvizjes është shumë e lartë. Sipas Jahelezit dy ashklat mund të kenë shoqëruar predhën të mbetura në të, ose si pasojë e vakumit të madh që krijon shpejtësia e predhës të kenë ndjekur nga pas atë
vijon


ziver veizi eksperti me logo


CAKTIMI I EKSPERTËVE TË RINJ
Më 7 dhjetor Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dy ekspertë të rinj për ngjarjen e 21 janarit. Dritan Zoto u propozua nga organi i akuzës dhe Gani Jahelezi u propozua nga mbrojtja. Dy ekspertët u caktuan për të dhënë përgjigje në lidhje me predhën që dyshohet se ka vrarë Ziver Veizin. Më përpara organi i akuzës i kishte kërkuar gjykatës të rrëzojë përgjigjet e dhëna nga eksperti mjekoligjor Ndoc Cardaku, me argumentin se një mjek ligjor nuk mund të japë përgjigje të specializuara në fushën e balistikës. Dritan Zoto ishtë ekspert privat i licencuar ndërsa Gani Jahelezi ekspert në Policinë e Shtetit.Për vrasjen e Ziver Veizit akuzohet ish-gardisti Agim Llupo. Ky proces vazhdon ende në gjykim dhe pas shumë kohësh për ngjarjen e 21 janarit pas hekurave ndodhet vetëm gardisti Agim Llupo.

Më 21 janar 2011, gjatë demonstratës së opozitës përpara kryeministrisë mbetën të vrarë katër protestues Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Në bankën e të akuzuarve për tragjedinë e 21 janarit, janë të ulur edhe ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi Agim Llupo dhe Ndrea Prendi akuzohen për vrasjen e demonstruesve Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda. Ndërsa për vrasjen e Aleks Nikës nuk ka autor. Margarit Kume, shoferi i ish-shefit të Gardës Ndrea Prendi, akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. I pandehur u mor dhe Armando Kasaj, specialist i IT në Këshillin e Ministrave por para pak kohe Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)