TIRANË - Kur kanë kaluar 4 vite nga vrasja e katërfishtë në demonstratën e 21 janarit 2011 para godinës së kryeministrisë, familjarët e viktimave nuk kanë shumë për të thënë veçse fjalët për drejtësinë e munguar.
Sot janë zhvilluar homazhe në nderim të katër viktimave, duke vendosur kurora me lule pranë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kujtim të Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtës.
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika shprehet për mikrofonin e A1 Report, se nipi i tij vra ndërsa, qëndronte me duart në xhepa në protestë.
Nga ana tjetër, Mark Nika hedh dyshime edhe për presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili e ka paragjykuar çështje e 21 jaranit, teksa mazhoranca e tanishme e ka detyrim kushtetues që zbardhë vrasjet
Shumë shkurt ka folur vëllai i Hekuran Dedës, Zabiti, ku kryefjala është drejtësi.
Familjarët e katër viktimave pasi përkujtuan me dhimbje, lot dhe buqeta me lule të shoqëruar nga përfaqësues të qeverisë e Kuvendit u pritën më herët rreth orës 12 u pritën nga kryeministri Rama, ndërsa më pas u drejtuan në vilën qeveritare ku ishte rezervuar një drekë për ta.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO