Për shkak të goditjes me gurë dhe hedhjes së lëndës djegëse nga turma e irrituar, unë kam qënë personi i parë që kam qëlluar me automatik në demostratën e 21 janarit”.Kështu e ka nisur dëshminë e tij anëtari i njësisë speciale nr.4 në Gardën e Republikës Mark Nikolli, i cili ka pohuar se është goditur me mjete të forta në këmbë si dhe një grup i madh personash ka sulmuar në drejtimin ku ai ishte caktuar me shërbim. Në pamundësi për ti parandaluar me thirjet “…largojuni se keni hyrë në zonë të ndaluar…” ai ka hapur zjar me automatikun e tij MP5, gjë e cila ka ndikuar për largimin e demostruesve nga teritori i kryeministrisë. Gjatë dëshmisë së tij, Mark Nikolli ka treguar se në këtë moment ka qëlluar 6 ose 7 plumba, ndërkohë që është kundërshtuar nga prokurori i çështjes, i cili i ka kujtuar dëshmitarit se nga akti i ekspertimit të kryer në tytën e armës, ka rezultuar se arma MP5 kishte qëlluar më shumë se 13 plumba. Nikolli, rikujtoi përpara gjykatës se kishte vazhduar të qëllonte edhe në momentin kur turma e njerëzve kishte arritur të hynte rreth 25 metra në teritorin e kryeministrisë. Ai mi tha gjykatës se pjesa më e dhunshme, ishte nga ana e piramidës pasi në këtë drejtim njerëzit organizoheshin dhe qëllonin me mjete të forta dhe lëndë djegëse në drejtim të gardistëve. Ndërkohë që përpara se të shkonin në mbrojtje të godinës së kryeministrisë, Mark Nikolli shpjegoi se në një nga klasat e Gardës së Republikës, kanë bërë instruktazhin, ku janë njohur me ligjin e gardës dhe ligjin për përdorimin e armëve të zjarit.
Djegia e kryeministrisë
Gjatë dhënies së dëshmisë përpara gjykatës, anëtari i njësisë speciale nr.4 Mark Nikolli ka treguar se që në momentin kur turma është irrituar dhe deri në qetësimin e situatës në mbrëmje ai por edhe gardistët e tjerë kanë menduar se në 21 janar godina e kryeministrisë do të digjej. “Unë personalisht, por edhe gardistë të tjerë në ato momente mendonin se në rast se turma arrinte të çante rrethimin tonë, atëherë do kishte mundësi që të digjej kryeministria. Kjo për shkak se nga turma kishte persona që ishin të paisur me lëndë djegëse benzinë, të cilët hidhnin herë pas herë në drejtim të forcave tona”-ka treguar Mark Nikolli.Më tej ky i fundit ka treguar se njësitë speciale ishin trupat e fundit të sigurisë së jashtme të ruajtjes së godinës së kryeministrisë, pasi, gjatë demostratës turma ariti të çajë kordonin e policisë por edhe kordonin e krijuar nga efektivë të gardës të cilët ishin të paisur vetëm me shkopinj gome dhe skafandra. Nikolli ka pohuar se në fillim herë pas here kishte dëgjuar që Agron Malaj ti bënte thirje turmës me megafon, por sërisht turma nuk është ndalur edhe pas këtyre thirjeve.
S’kishte urdhër për zjar
I pyetur nga gjykata nëse në 21 janar, ka pasur një urdhër për të qëlluar nga strukturat drejtuese të Gardës së Republikës, Mark Nikolli ka deklaruar se në asnjë moment nuk është dhënë një urdhër i tillë. “Unë kam qëlluar me armë, pa më dhënë urdhër asnjë person. Situata ishte tepër e vështirë dhe se turma po më qëllonte me mjete të forta, dhe për ti larguar kam hapur zjar bë ajër, pa u ndikuar nga asnjë urdhër nga lart”-ka deklaruar efektivi i njësisë speciale nr. 4 Mark Nikolli. Më pas ky i fundit ka treguar se gjatë demostratës nuk ka parë asnjë nga kolegët e tij që të qëllonte në drejtim të turmës.”Unë kam dëgjuar që kam pasur të shtëna, por në asnjë rast skam parë efektiva të gardës që të qëllonin në drejtim të turmës. Një gjë të tillë e kishim të ndaluar dhe se na ishte thënë gjatë seancës së instruktazhit, të zhvilluar përpara se të fillonte demostrata e 21 janarit”-ka pohuar gardisti Mark Nikolli.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com