TIRANE - Në gjykatën e Tiranës ka vijuar sot procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 janarit, ku të pandehur janë edhe ish-shefi i Gardës së Republikës Ndrea Prendi shoferi i tij Margarit Kume dhe ish gardisti Agim Llupo.

Përpara trupit gjykues erdhi sot dëshmia rrënqethëse e një dëshmitari okular, Hysni Peposhit, mik i Hekuran Dedës, i cili humbi jetën në protestë. Ai i shpjegoi trupit gjykues atë çka ndodhi më 21 janar, si edhe mënyrën se si e u vra edhe miku i tij.

Peposhi pohoi se kishte nisur të filmonte me celularin e tij në momentin kur situata para Kryeministrisë u tensionua dhe pohoi se kishte parë që një person ishte vrarë.

"Kur u ktheva për t'i thënë mikut tim Hekuranit se ç'ndodhi e pashë atë të shtrirë në tokë të mbuluar në gjak dhe të bërë shosh nga plumbat", u shpreh ai .
Dëshmitari pohoi se plumbat po vinin në breshëri nga Kryemistria por nuk kishte qenë në gjendje të bëntë dallimin nesë forcat e gardës po qëllonin në ajër apo qëllonin direkt mbi protestuesit.

Trupi gjykues u njoh gjithashtu edhe me dëshminë e Sokrat Godonjë, nga protestuesit që mbeti i plagosur atë ditë, dhe gazetarit të gazetës Shekulli, Fllamur Vezaj.

(eb/shqiptarja.com)