TIRANË - Katër vjet pas demonstrata e 21 janarit, një nga protagonistët e kësaj ngjarje Artes Dybeli i ftuar në A1 Report tregon se nga erdhën 2 plumbat që e goditën atë.
 
“21 Janari më duket sikur ka ndodhur dje, mora 2 plumba, një në fyt dhe një në shpatull. Plumbat erdhën nga kryeministria”- tregon Artes Dybeli.
 
Gjatë intervistës ai shprehet gjithashtu se e ka pranuar publikisht se është plagosur nga Garda ndërsa ka theksuar se nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar në Prokurori.
 
Nuk jam thirrur asnjë herë në Prokurori për të dëshmuar. Jam paraqitur vete para organeve te drejtësisë. Askush nuk është kujtuar për mua”- shprehet Dybeli.

Ndërsa shpreson se fajtorët do të dënohen, duke pasur besim të plotë qeveria aktuale, Dybeli më tej i bën apel asaj që të kthej sytë edhe nga plagosurit e 21 Janarit.
 
“Besoj se qeveria do të kujtohet edhe për të plagosurit e 21 Janarit. Shpresoj që të dënohen fajtorët. Qeveria e kaluar përgjegjëse. Kam besim të plote qeveria Rama, besoj se drejtësia do të vihet në vend.”- tha Dybeli.