TIRANE- Agron Kuliçaj, ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit ka mohuar të ketë pasur ai kompetencën për të ekzekutuar 6 urdhër-ndalimet e lëshuara nga prokuroria për 6 drejtuesit e Gardës së Republikës. Kuliçaj është pyetur në prokurorinë e Tiranës katër ditë më parë duke rrëfyer se mosekzekutimi në kohë i urdhër-ndalimeve për ngjarjen e 21 janarit, nuk ishte bërë për faj të tij.

"Unë kam qenë me angazhime të tjerë", - ka treguar Kuliçaj në prokurori ndërkohë që ka shtuar se mbrëmjen e 21 janarit ka pasur shumë policë të plagosur dhe se ishin kryer shumë arrestime nga të gjitha komisariatet e Tiranës.