Ajo që ndodhi në Shqipëri pas 21 janarit, dhe ajo çka sugjeronte Soros në e-mailin drejtuar Hillary Klinton, gjejnë shumë pika të përbashkëta.
Si ndërhyri Bashkimi Evropian për stabilitetin politik pas 21 janarit?
Bashkimi Evropian i dha politikës shqiptare një ultimatum të qartë për sa i përket qëndrimit që mazhoranca dhe opozita duhet të kenë pas ngjarjeve të 21 janarit. Ky mesazh, i cili kishte si fjalët kyç ndaljen e dhunës dhe hetim për vrasjet, ju përcoll drejtuesve më të lartë të vendit, siç ishte Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama nga i dërguari i BE-së për këtë çështje, Miroslav Lajçak. Pas takimeve intensive, Lajçak, në datën 26 janar 2011, bëri një komunikim të shkurtër me median dhe theksoi në mënyrë të qartë se BE-ja kishte disa kërkesat të cilat ishin një detyrim për politikën shqiptare, në rast se ata kërkonin që vendi të ecte në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian. Lajçak deklaroi se partitë duhet të dinin se nuk mund të qëndronin mbi institucionet dhe duhet të shmangnin çdo lloj acarimi të mëtejshëm të situatës. Po kështu, në kërkesat e BE-së, Lajçak e vuri theksin tek nevoja për të vënë përpara drejtësisë vrasësit e katër personave përgjatë demonstratës së 21 janarit.
Si vepruan Rama dhe Berisha pas ndërhyrjes ndërkombëtare?
Rama kishte paralajmëruar një protestë të dytë pas 21-janarit për të kryer homazhe në vendin ku u vranë 4 protestuesit. U tha se kjo do të ishte një protestë edhe më e madhe se ajo e 21 janarit, por pas marrjes së mesazheve të ndërkombëtare, protesta “u shfry” në një marshim zie të qetë dhe të mirëorganizuar pa asnjë incident. Edhe Sali Berisha kishte parashikuar një anti-protestë, pa kaluar një javë nga vdekja e 4 protestuesve në bulevard. Ai e kishte njoftuar protestën si një matje forcash ndaj socialistëve. Por kjo anti-protestë u anulua, sikundërse Soros i sugjeronte Hillary Klinton në e-mail. Pasi Berisha anuloi protestën, ambasadori i asaj kohe i SHBA-së, Arvizu, nuk nguroi ta quante atë një burrë shteti. “U ftova për drekë nga Kryeministri Berisha. Gjatë bisedës sonë mbi situatën aktuale, i kërkova të merrte në konsideratë anulimin e tubimit të Partisë Demokratike të planifikuar për këtë të shtunë. Shtetet e Bashkuara përgëzojnë vendimin e Kryeministrit për ta anuluar tubimin. Ishte një vendim prej burri shteti dhe gjëja e duhur”, u shpreh Arvizu.
*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com