TIRANE- Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe të lëvizjes Mjaft protestuan sot në mesditë para Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta” ku dy ditë më parë u lirua ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo. Dy të akuzuarit për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt e Aleks Nikës u shpallën të pafajshëm nga trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Hoxha i kësaj gjykate, dhe për shoqërinë civile ky vendim është i papranueshëm.

Protestuesit mbanin në dorë një banderolë ku Berisha dukej se i përdorte si marionetë (Kukulla që vihen në lëvizje nga dora e aktorit) tre anëtarët e trupit gjykues dhe ish komandantin e Gardës Andrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo.

foto nga protesta
(Foto: Protesta sot)

STEFANI: TE CLIROJME GJYQESORIN NGA METASTAZAT BERISHIANE
“Jemi këtu për të protestuar sepse pavarësia e gjyqësorit është thelbi i një sistemi me liri, ndërsa abuzimi me pushtetet nga gjykatat është thelbi i diktaturës që vazhdon të kërcënojë. Kërkojmë me ngulm pavarësinë e gjyqësorit dhe çlirimin nga metastazat e pushtetit beirishian. Pa pavarësinë e gjyqësorit nuk ka liri në këtë vend”- tha analisti i njohur Andrea Stefani.

MJAFT: QEVERIA PO PËRDHOS GJYQËSORIN
Përfaqësuesi i Mjaft tha se “ Gjykata ka dhënë dy p4ecendentë të rrezikshëm, atë të Gërderit dhe 21 janari. Politka ka treguar qartazi që gjyqësorin e shikon si një vegël të rëndomtë. I bëjmë apel qytetarëve dhe jo më politikës. Të krijojmë një sinqeritet dhe ta shohim në sy këtë shkelje dhe të mbrojmë ligjin e t’i japim të ardhmen vendit
Qeveria po përdhos gjyqësorin”


mjaft
(Foto: Protesta sot)

BLENDI SALAJ: DUAN TE NA BINDIN SE GOMARI FLUTURON

Gazetari Blendi Salaj e cilësoi të papranueshëm vendimin i cilin nuk jep drejtësi. “Ajo që duam të shprehim si qytetar të këtij vendi është se jo vetëm Ambasada Amerikane por e gjithë Shqipëria është e tronditur. Vendimi është i turpshëm. Ky vendim nuk është i pranueshëm, nuk ka drejtësi. Ka 4 të vrarë. Ky gomar nuk fluturon si në përralla. Jeta e njeriut është e shenjtë dhe nuk mund të përdhoset."

STEFANI: PROKURORIA TE PLOTESOJE

Tepër i indinjuar publicisti Andrea Stefani i bëri thirrje prokurorisë të plotësojë akuzat duke u mbështetur edhe tek ekspertiza e FBI-së. “Prokuroria do bëjë mirë të plotësojë akuzën. Të marrë parsasysh ekspertizën e FBI-së dhe të mos na thotë që nuk vrau ky apo ai, por të japë të gjithë provat që drejtësia të shkojë në vend. Akuzat të mos shkojnë të përgjysmuara dhe të krehura nga faktet"

foto nga protesta
(Foto: Protesta sot)

Nga protesta juristi dhe aktivisti i Lëvizjes Mjaft Dorjan Matlia tha për gazetarin Arsen Rusta të A1 REPORT se vendimi ofendon inteligjencën e të gjithë shqiptarëvë. “Lirimi i Ndrea Prendit dhe Agim Llupos nuk është bërë në baza ligjore. Nuk mund të merret si refencë një çëshjte që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me vrasjet e 21 Janarit pasi viktimat nuk përbënin rrezik për gardistët tanë. Në çështjen italiane polici ishte i detyruar të gjuante ndaj viktimës duke qenë se ky i fundit ishte një kërcënim për jetën e forcave te rendit.”- tha Matlia duke i bërë thirrje opinionit publik të reagojë.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)