21 janari në SPAK, Ngjela për Report Tv: Pamjet nga serverët e Kryeministrisë nuk janë zhdukur, Berisha del me kallashnikov në dorë

TIRANË- Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 janarin i ka hapur rrugë hetimit nga SPAK. Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në Report Tv ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë ndërsa thotë se të gjitha filmimet e asaj dite nuk janë të fshira. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati thotë se filmimet e 21 janarit nga kamerat e sigurisë nuk janë zhdukur dhe se janë të ruajtura në Kaliforni.

Dhe madje, sipas tij ato janë marrë dhe kanë dalë të gjithë urdhrat që janë dhënë për të qëlluar drejt proteuseve, ku 4 prej tyre mbetën të vrarë. Madje, Ngjela thotë se në pamje del edhe Berisha me kallashnikov në dorë.

“Këta të Saliut prishën serverët, zyra e kryeministrit kontrollohet nga serverët. I prishën se ishin injorantë, nuk e dinë që ato që të gjitha depozitohen në qendër që është në Kaliforni. Vajtën i morën dhe panë gjitha ato që kishte thënë Saliu, për urdhrin goditjen, janë atje. Kaloi kohë derisa ata e specifikuan që të jetë provë gjyqësore, ato do dalin. Ata që më kanë thënë mua në regjistrim del me kallashnikov në dorë. Ia kanë marrë ata, thanë ndale ndale, iku kishte rrjedhur nga koka. Nëse është e vërtetë do t’i shohim. Këta më kanë thënë mua, që mendojnë se e kanë parë. Ta shohim a do i nxjerrin ose jo.

Dolën provat për ish-kryeministrin dhe do hapet çështja. Çështja nuk është gjykuar në SPAK. Sipas ligjit të gjithë akuzat e personalieve të mëdha bëhet në SPAK. Dhe për faktin që ndërkombëtarët sollën provat, se ata i sollën, i mori SPAK dhe filloi çështjen”, tha Ngjela në Report Tv.

Sa i takon zgjedhjeve në Himarë, për të cilat presidenti ka dekretuar datën 4 gusht, Ngjela thotë se PS është e fortë në Himarë, ndërsa vlerësoi edhe kandidaturën e Vangjel Tavos. Sa i takon Fredi Belerit, avokati Ngjela shprehet në Report Tv se vendosja e kandidaturës së tij nga PD ishte një lëvzije antishqiptare.

“Tavo është minoritar, janë të fortë socialistët atje. Ai doli kryetar bashkie me manipulim vote, hyri dhe në burg atje. Si mund ti thuash atij kryetar bashkie, s’ia merr dot njeri të majtën Himarës. Janë të gjithë fshatrat e Labërisë.

Athina është e qetë, se nuk e merr dot. Se ky i vogli do manipulojë zgjedhjet si Beleri. S’ka mundësi më. Beleri njeri inkriminuar çdo njeri do e godiste. Pse ka gënjyer Rama. PD që vendos atë është turp, turpi i Saliut. Se mos është turpi i parë i Saliut. Janë lëvizje të antishqiptarizimit që kanë vijuar që në ’92 po si bënë dot gjë Shqipërisë. Ranë nëpër burgje, do vazhdojnë të tjerët, korrupsioni do goditet. Blinken tha se do ia heqim korrupsionin Shqipërisë. SPAK ajo e drejton, ekspertë ndërkombëtarë janë”, tha Ngjela.

PS nuk e sheh aspak të rrezikuar nga Partia Demokratike, ndërsa për Sali Berishën thotë se është në hall të madh dhe po përpiqet që të ruajë paratë.

“PS s’ka asnjë rrezik, kë ka PD. Saliu s’ka vota. Po u dënua del nga politika. Do drejtojë partinë nga burgu si Nano. E djathta duhej të kishte bërë një reformë, por nuk e lë Saliu. Ka shumë njerëz të aftë në perëndim që nuk vijnë se është Saliu. Edhe sikur të vijnë ky si pranon. Në gjendjen si janë faktet ai është në halle të mëdha që i kanë cekur kosheincën. Halli të rëndon koshiencën, ka shumë halle dhe kërkon të ruajë paratë”, tha Ngjela.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Censi, Ngjela: Shërbimet e Moskës, Beogradit dhe Athinës ndërhynë tek të dhënat, janë 3 mln banorë! Kur drejtonte Saliu, ishin zot të vendit

 

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report tv foli mbi të dhënat e Censit, që sipas tij nuk janë të sakta. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela thotë se shërbimet e huaja, si Moska, Beogradi e Athina kanë ndërhyrë në të dhënat e Censit. Sipas tij, në Shqipëri janë rreth 3 mln banorë.

“Kush e ka bërë Censin? Merr votimet e fundit, shikoje sa është përqindja e pjesëmarrësve, numri i tyre dhe do bëni kalukimet, sa është numri dhe sa janë votuesit. Ajo është përqindja. Se në këtë 3 mln votues, nuk janë fëmijët. 100 mijë fëmijë ka Shqipëria? Pastaj e shikoni që e kanë gabim. Janë shërbimet e huaja që i kemi kundër, të tëra ato i bëjnë. Beogradi, Moska deri diku edhe Athina. Mos shiheni kurrë se çfarë thonë ndërkombëtarët. Dëgjoni vetëm Uashingtonin, se ata janë aleatë me ne dhe gënjen. Ceni e nxori 2 mln e 400 mijë. Sa fëmijë janë, ose merrni votimet dhe shini sa është numri i votuesve. Sa votuan dhe sa është numri i fëmijëve që s’kanë të drejtë vote. Unë them janë rreth 3 mln e 100 mijë, mbi 3 mln janë që janë këtu stabël. Kalkulimet janë me tendencë, kush i paguan. Athina, sidomos Beogradi e Moska. Gjithë tmerri i tyre, i tmerron afërsia e aleancës shqiptaro-amerikane, më kanë thënë ekspertët”, tha Ngjela në Report Tv.

Ndërkohë, Ngjela thotë se gjatë kohës së Sali Berisha ishte në pushtet, shërbimet e huaja si Moska e Beogradi kanë pasur influencën më të madhe, e sipas tij ishin zot të vendit.

Kur ishte Saliu në pushtet, ishin zot të vendit, prishën 500 uzina me fabrika. E kisha nuhatur me intuitë vetëm kur i ngrit në Beograd ish ministri i tyre. Duhet të gëzoheni tha se me 40 mln dollarë kemi shkatërruar 500 uzina dhe fabrika. Djersën e popullit shqiptar e hodhi banda e Saliut në erë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 09/07/2024 17:48

    O syla nē radh tē par mēso shkrim e kēndim se je analfabet se ēshtē shum turp qē sdi shkrim e kēndim nē shekullin e internetit. Falemnderit pēr mirkuptimin o syla analfabet.

    Përgjigju
  • MAKSUT ZHURDULL REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/07/2024 21:43

    O Spartak Ngjela ti ke tē drejt plotēsisht por hajduti kriminel Sali Bajga po vazhdon tē roi i qet pa i ndodhur gjē me gjith ato krime e me megavjedhjet.

    Përgjigju
    • S.KASI: 09/07/2024 06:37

      AVOKATI KA SHUME TE DREJTE ESHTE PATRIOT E INTELEKTUAL I DUHUR.GJITHÇKA I KA DAL NE ANALIZAT E BERA PREJ TIJ POR DO DUHEJ ALTERNATIVA DHE EKONOMIKE REKOMANDIME NGA TE TJERE.RRESPEKTE

    • Syla: 08/07/2024 23:33

      Ky avokat Ngjela kur ishte ne pyetje z Sali Berisha rren ama q'ka te flet kyfar matufi Bolle me se .me ato urrejtje te ulta

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim