TIRANE - Më 17 korrik të një viti më parë , Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm përpilon një dosje dhe e dërgon në prokurorinë e Tiranës, objekt i së cilës ishte një padi për dy ish-funksionarët më të lartë të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në rolin e drejtorit dhe Agron Kuliçaj, në funksionin e zëvendësdrejtorit të Policisë. Dy ish-zyrtarët e lartë, u kallëzuan për ‘shpërdorim detyre’, pasi me veprimet apo mosveprimet e tyre, sollën mos-arrestimin e zinxhirit komandues të Gardës së Republikës, të cilët u vunë nën akuzë për vrasjet e demonstratës së përgjakshme të 21 janarit të 2011-ës.