21 Janari, Prençi flet në Urbanika:
Të mbahej vetëm ekspertiza e FBI

TIRANE - Pas ekspertizës së FBI-së ishte e turpshme të bëhej ekspertiza nga pala shqiptare. Kështu është shprehur ish-drejtori i Policisë Dibër, Shemsi Prençi nga studio e emisionit “URBANIKA” në televizionin A1 REPORT!, në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit të dy viteve më parë dhe proceset që e pasuan.

Vetëm disa ditë më parë Gjykata e Tiranës dha vendimin përmes ë cilit shpalli të pafajshëm ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë, më 21 janar 2011, të zhvilluara para Kryeministrisë. “Ngelem shumë i habitur por edhe i pashpresë për drejtësinë në Shqipërinë”, kështu e ka komentuar Prençi këtë vendim, një vendim i cili solli jo vetëm reagimet nga sfera e politikës shqiptare, por edhe ashpërsinë, tronditjen dhe revoltën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e bashkimit Evropian, të cilat e cilësuan procesin jo të besueshëm dhe njëherësh vunë pikëpyetje të mëdha në funksionimin e drejtësisë shqiptare.

“S’jemi në gjendje të komentojmë ekspertizën e FBI-së, kur flet FBI ne të tjerët së paku duhet ta respektojmë”, u shpreh Prençi, ndërsa njëherësh e cilëson FBI-në laboratorin më serioz. Nisja e një ekspertize nga pala shqiptare, që sipas njohurive të tij eksperti ishte nga Tropoja (nuk më ka ardhur mirë për këtë fakt”, thekson ish-drejtori i policisë Dibër), nuk duhej të ishte pranuar.

Shemsi Prençi hodhi më tej kritika ndaj të gjithë procesit që pasoi ngjarjet e 21 Janarit. Prençi tha se pas 21 Janarit, armët e përdorura në protesta nuk ishin më ato.

“Në aspektin profesional janë kryer ngjarje shumë të turpshme pas 21 janarit. Laboratori i FBI këtë ka zbuluar. Ka rezultuar se armët që janë përdorur më 21 janar, pas 21 janarit nuk kanë qenë më ato, janë përzier. Të gjitha këto janë veprime kriminale, në aspektin e fajësisë, sepse konsiderohen veprime nëpërmjet të cilave fshihet e vërteta. Kjo është konstatuar nga laboratori më serioz, nga ai i FBI. Ngelem shumë i habitur por edhe i pashpresë për drejtësinë në Shqipërinë, kur një gjykatës n uk i fajëson as për këtë (për tjetërsimin e provave), për fshehjen e provave”, deklaroi ish-drejtori i Policisë Dibër, Shemsi Prenç në studion e URBANIKA.

Për Prençin ky veprim tregon edhe karakterin e dobët të ushtarakëve për t’ia hedhur fajësinë kolegut.

“Turpi i oficerëve të gardës, që edhe vrasin edhe s’dinë të fshehin armët, edhe mundohen të fajësojnë edhe kolegët, t’i fusin atyre armët. Ky veprim ka të bëjë edhe me karakterin e ushtarakut. Naiviteti është bashkuar me karakterin e dobët për t’ia hedhur shokut. Veprimet pas datës 21 përligjin drejtpërsëdrejti fajësinë e tyre”, theksoi Prenç.

urbanika 21 janari


Nga studio e emsionit “URBANIKA”, Prençi foli edhe për policinë më 21 Jaanr, për të cilën tha se ishte pa mjete mborjtëse, mes së cilave sipas Prençit mund të kishte evituar situatën e protestës e cila degradoi në dhunë. “Policia nuk ka pasur armë, sepse është bërë kontrolli në praninë e gjithë oficerëve. Kanë pasur vetëm mjetet e menaxhimit të turmave, armët shotgana, që hedhin plumba plastik, granata tymuese. Nuk kanë pasur mjete mbrojtëse Më pas janë marrë masat, janë bërë furnizime me mjete të tjera, po kësaj i thonë si çadra pas shiut”, theksoi ish-drejtori i Policisë Dibër.

Të pandehur për vrasjet e 4 demonstuesve gjatë protestave të 21 Janarit, ishin ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe ish-gardisti Agim Llupo. Llupo është i vetmi i cili qëndroi në burg ndërsa zhvilloheshin seancat gjyqësore në këto dy vite, pasi për Prendin dhe Kumen Gjykata do të vendoste masën e arrestit në shtëpi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën