21 janari, shefat e policisë së
Berishës rrahën 116 protestues
Ish-shefa komisariati, shefa krimesh, rendi dhe inspektorë të ndryshëm policie janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës
TIRANE- Ish-shefa komisariati, shefa krimesh, rendi dhe inspektorë të ndryshëm policie janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës, pasi rezulton të kenë ushtruar dhunë fizike deri në torturë, ndaj demostruesve të 21 janarit.
Bëhet fjalë jo për një rast, por për plot 116 të tilë, ku persona të ndryshëm që janë shoqëruar në ambjentet e komisariateve të Tiranës në 21 janar, janë goditur me grushta, shkelma dhe mjete të forta nga efektivë policie si shefa komisariati, shefa rendi dhe krimesh si dhe inspektorë të ndryshëm.
Lidhur me hetimin e dhunës policore në ngjarjet e 21 janarit, prokurorët kanë sekuestruara planin e masave dhe po identifikojnë e marrin në pyetje të gjithë agjentët civil, punonjësit e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt, RENEA, dhe oficerëve të Drejtorisë së Policisë dhe Komisariateve të angazhuar dhe fiksuar nga kamerat e mediave të ndryshme.
Pjesë të hetimeve, mësohet se prokurorët kanë bërë edhe raportin e publikuar nga "Komiteti për Parandalimin e Torturave, Trajtimit apo Dënimit Çnjerëzor e Degradues" të përpiluar nga komisionerët e Këshillit të Evropës.
Sipas këtij raporti, policia ka kryer arrestime të dhunshme, duke qëlluar me shpulla, grushta, shkelma dhe shkopinjtë të gomës ndaj pjesëmarrësve në protestë, madje edhe të kalimtarëve të rastësishëm e gazëtarëve që ndodheshin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për zbardhjen e plotë të 116 rasteve janë ngarkura plot 7 prokurorë të Tiranës si dhe disa oficerë të Policisë Gjyqësore, që do marrin në pyetje një për një të gjithë të dëmtuarit.
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09