21 Janari,Tahiri: Vendim absurd
Do paguani të gjithë një më një

21 Janari,Tahiri: Vendim absurd <br />Do paguani të gjithë një më një
TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, reagoi sot me nota të ashpra ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që shpalli të pafajshëm specialistin e IT-së në kryeministri, Armando Kasaj, duke i thënë se “çmimin që ke për t’i paguar drejtësisë dhe ligjit nuk do e shmangësh dot kurrën e kurrës”, ndërsa hodhi akuza mbi gjyqësorin duke thënë se vendimi ishte i blerë dhe i korruptuar nga “një gjyqtar që është i lidhur ngushtë me presidentin e sapo zgjedhur”.

Sipas deputetit Tahiri, gjykata sot hodhi poshtë ekspertizën amerikane e cila më herët ka thënë se Kasaj i kishte fshirë filmimet, ndërsa shtoi se “vendimi i sotëm është një vrasje për herë të dytë për familjarët e viktimave dhe të gjithë ne”.

Gjatë deklaratës për mediat, Tahiri tha se “gjyqësori është në duart e Berishës”.

Në emër të gjithë deputetëve socialistë, Tahiri iu drejtua Aramando Kasajt, tashmë para ligjit i pafajshëm, duke i thënë “sot mund të jesh liruar me ndihmën e shefit tënd por çmimin që ke për t’i paguar drejtësisë dhe ligjit nuk do e shmangësh dot kurrën e kurrës”, ndërsa nuk la pa përfshirë dhe gardistët e të gjithë gjyqtarët “të kapur nga koka te këmbët nga duart e pushtetit”.
“Çmimin e drejtësisë do e paguani një më një”, përfundoi deputeti i PS-së, Saimir Tahiri.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit