21 Janari, Topi - KiE:
Duhet pavarësi institucionale
Presidenti i Republikës priti sot (foto) anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëkohësisht bashkëraportues për Shqipërinë, me të cilët ndau idenë e një nevoje për pavarësi institucionale. Topi një "shembull intelektual e korrekt në zbatimin e detyrës më të lartë shtetërore" që duhet të orientojë klasën politike në zgjedhjen e presidentit të ri.
TIRANE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot
(foto) anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëkohësisht bashkëraportues për Shqipërinë, parlamentarin çek Tomas Jirsa, parlamentarin moldav Grigore Petrenco të shoqëruar nga Sekretari i Komisionit të Monitorimit të AP së Këshillit të Evropës, Bas Klajn, që ndodhen në vendin tonë, në kuadër të një vizite zyrtare dyditore, me të cilët ndau idenë e një nevoje për pavarësi institucionale.
Bashkëraportuesit e Këshillit të Evropës për Shqipërinë vlerësuan rolin e rëndësishëm dhe moderator të Kryetarit të Shtetit – thuhet në një komunikatë për shtyp të Presidencës - për sa i përket zhvillimit demokratik dhe konsolidimit të institucioneve shqiptare duke ruajtur ekuilibrin mes forcave politike dhe duke shërbyer si garant i Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, duke nënvizuar se “mbi këtë shembull intelektual e korrekt të zbatimit të detyrës më të lartë shtetërore duhet të orientohet e të veprojë klasa politike shqiptare në procesin e zgjedhjeve të afërta presidenciale”.
Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e misionit faktmbledhës dyditor të raportuesve dhe vlerësoi “bashkëpunimin shumëvjeçar e mjaft të frytshëm të vendit tonë me Këshillin e Evropës, në drejtim të forcimit të demokracisë e të shtetit ligjor, në mbrojtje të të drejtave të njeriut e tanimë, në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, sidomos në këtë etapë të rëndësishme të këtij procesi”.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit dhe anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës vlerësuan dialogun e rivendosur midis mazhorancës dhe opozitës, të konkretizuar me ‘Planin e Rishikuar të Veprimit’ në kuadër të përmbushjes së 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian, si një hap i domosdoshëm për të realizuar aspiratën e popullit shqiptar për integrim zyrtar në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillime të tjera parësore të vendit, mbi ecurinë e deritanishme të reformave elektorale dhe parlamentare, mbi luftën kundër korrupsionit, për çështjet e pronave si dhe mbi hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011, për të cilat ndanë të njëjtën pikëpamje se “në një vend të vërtetë demokratik, mbi të gjitha e në çdo rast duhet të ruhen e të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, por dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese, sidomos për funksionimin e suksesshëm të shtetit të së drejtës”.
Parlamentarët evropianë e siguruan Presidentin Topi për gatishmërinë e vazhdueshme të Këshillit të Evropës për të asistuar Shqipërinë në proceset e saj demokratike, duke theksuar gjithashtu se “dëshira dhe vullneti i mirë për të punuar siç duhet, dhe miradministrimi i të gjitha potencialeve të vendit do të sjellin natyrshëm zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe fuqizimin e saj edhe në kuadër të integrimit të pritshëm në gjirin e familjes së madhe evropiane”.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79.1%
-
Lindshmëria
17.2%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj
30 Qershor, 21:16
-
Minuta Zero/ Prodani: Spalleti duhet të dorëhiqej, nuk dha asnjë ide! Marko: Gjermanët më duken më të motivuarit, anglezët të vakët
30 Qershor, 20:52
-
Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 43 vjeçar, policia në kërkim të dy autorëve
30 Qershor, 20:45
-
Euro 2024/ Përmbysje karakteri në limite dhe 120 minuta, Anglia fiton 2-1 kundër Sllovakisë dhe gjen Zvicrën në çerekfinale
30 Qershor, 20:37
-
Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Mund të shohim si do jetë Shqipëria në 2030! Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës
30 Qershor, 20:18
-
Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit
30 Qershor, 20:05
-
Votimet në Francë, Asambleja Kombëtare e Le Pen projektohet e para me 34.5% të votave
30 Qershor, 19:44
-
Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares
30 Qershor, 19:22
-
Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje
30 Qershor, 19:17
-
Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni
30 Qershor, 19:06
-
Qytetarët në rradhë të zemëruar në Spitalet Publike, të moshuarit për Report Tv: Të gjitha shërbimet në privat
30 Qershor, 18:56
-
Gramsh/ Qindra vizitorë ndjekin aktivitetin 'Ëndrra mbi levando', turistët shijojnë natyrën
30 Qershor, 18:51