21 janari vijon të bashkojë Bashën dhe Berishën, si u tërhoq kreu i PD-së nga rrëfimi i krimit, një dëshmi që i implikon të dy

21 janari vijon të bashkojë Bashën dhe Berishën, si u tërhoq kreu i PD-së nga rrëfimi i krimit, një dëshmi që i implikon të dy

Lulzim Basha, Sali Berisha dhe pamje nga 21 janari 2011

TIRANË- Krimi i pandëshkuar i 21 Janarit vijon të bashkojë Sali Berishën dhe Lulzim Bashës, ndonëse u kacafytën deri në prag gjakderdhje për selinë e Partisë Demokratike në 8 janar 2022. Në 13 dhjetor të vitit 2021, Lulzim Basha dha sinjalin e parë të reflektimit dhe të ndryshimit të qëndrimit për 21 Janarin, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë Sali Berishën për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Duke komentuar sulmet e Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, Basha hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar 2011. Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”, tha Basha, duke akuzuar Berishën për krimin.

Deklarata u lexua si një mesazh dhe paralajmërim i Bashës për të rrëfyer në SPAK detajet e krimit të 21 Janarit, pengimin e drejtësisë, manipulimin e pronave, sajimin e puçit etj., nga Sali Berisha. Por, Lulzim Basha jo vetëm ndaloi rrëfimin për 21 Janarin, por befas tentoi të mjegullonte edhe akuzën e nënkuptuar në adresë të Berishës i organizator i vrasjeve. Tre ditë më pas, në 16 dhjetor 2021, Lulzim Basha befas ‘e drodhi’ për 21 Janarin. Basha u kujdes të sqaronte se e kishte fjalën për gjuhën e përdorur nga Berisha dhe jo për implikimin e tij në vrasje.

“Nuk tërheq asnjë deklaratë. Punë e madhe se është e pabesueshme kjo për gazetarët. 21 janari ishte përpjekje e Edi Ramës për t’u imponuar me një grup gangsterësh pas videos së Metës me qëllim që të krijonte trazira dhe të merrte pushtetin. Gjuha që përdori Berisha pas ngjarjes…Ti thua i vrau Berisha? Jo mor zotëri. Ka pasur procese për atë çështje. Janë dënuar njerëz. Unë kam folur për gjuhën e Berishës pas 21 janarit”, tha Basha.

Mesazhit të parë të Bashës për 21 Janarin, Berisha u përgjigj duke pohuar se nuk e dinte se ku kishte qenë Basha gjatë orëve të protestës dhe në momentet, gjatë dhe pas vrasjeve. Berisha dha një mesazh të qartë; Ai ishte gati të akuzonte Bashën si pjesë e puçit imagjinar bashkë me Ina Ramën, Bamir Topin, Edi Ramën dhe disa gazetarë, gjithnjë nëse Basha do të vijonte rrëfimin.

“Unë kam qenë duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe jam kthyer e nuk kam lëvizur nga zyra për asnjë moment. Ka edhe një fakt tjetër që zyra është qëlluar me plumba dhe gurë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij. Për 21 janarin gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Për ’97? Ai lexoi atë pjesë që i çoi Rama me Endri Fugën”, ka pohuar Berisha.

Pse Basha fsheh të vërtetën?
Në një kohë kur Sali Berisha e ka pranuar deri diku krimin e 21 Janarit, madje tregon herë pas here me mburrje se kishte në plan të vriste kreun e opozitës Edi Ramën, Lulzim Basha vijon të zbatojë kodin e heshtjes për 21 Janarin. Qëndrimi i Bashës krijon dyshime të forta për mundësinë e implikimit nga ana e Berishës në krimin e tij. Bamir Topi, i cili ishte President në 21 Janar 2011, ka rrëfyer se Sali Berisha e ka përdorur Lulzim Bashën si korrier për të ndërhyrë tek Ina Rama, e cila ishte kryeprokurore, për t’i diktuar veprime ose mosveprime hetimore, me qëllim mbulimin e krimin e të 21 Janarit.

“Të nesërmen, më datë 23 janar, ditë e diel, herët në mëngjes mora një telefonatë nga Lulzim Basha, ministër i Brendshëm dhe pas përshëndetjes së rastit kërkoi të më takojë. Rreth orës nëntë të atij mëngjesi e prita Lulin në një zyrë të improvizuar në banesën time. Ishte i shqetësuar, nuk e fshihte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve.

-Mirëmëngjesi, mirë se erdhe! - hapa bisedën.

-Mirëmëngjesi! -Ndoshta herët se është dhe e diel! - më tha.

-Jo, i thashë. Jam pothuajse pa gjumë gjithë natën duke ndjekur ç’po ndodh. Meqenëse jemi këtu, ç’po ndodh në këndvështrimin tënd në marrëdhëniet me prokurorinë? - vazhdova bisedën.

Pas një hezitimi të shkurtër më thotë:

-Në fakt këtë çështje erdha të bisedoj! Ne jemi të shqetësuar për urdhërndalimet e zinxhirit komandues të Gardës!

Ai jo vetëm kishte ardhur me porosi të Saliut, por po përsëriste besnikërisht të njëjtat fjalë që shefi i tij i kishte thënë publikisht një ditë më parë.

-Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni te Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë!, tha Luli duke e mbyllur kërkesën e tij.

Ky ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti do të merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur.

-Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demonstruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. i kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe Garda apo Policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin.

Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim më njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme.

-Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikoj se do të shkojë jo mirë!”.

Maja e ajsbergut
Tentativa e Berishës, duke vënë në lëvizje Bashën, për të sabotuar drejtësinë për 21 Janarin, nuk do të merrej vesh kurrë nëse ish-presidenti nuk do t’i ndante me publikun këto detaje, përmes librit të tij “Nocturn”. Aksidentalisht u zbulua edhe një tentativë tjetër e Berishës për të blerë me para të pista familjarët e Hekuran Dedës, i vrarë në 21 Janar. Vëllai i Hekuran Dedës refuzoi paratë dhe ofertën e Berishës, për ta pranuar të zhvillonte një vizitë ‘ngushëlluese’. Ka gjasa që dy lëvizjet të jenë vetëm maja e ajsbergut. Askush nuk e di manovrat e tjera të Sali Berishës për çuar dosjen e 21 Janarit aty ku përfundoi, me disa dënime qesharake si vrasje nga pakujdesia. Megjithatë, do të mjaftonte që Lulzim Basha të rrëfente në SPAK se si porositi Sali Berisha për të vënë në lëvizje Bamir Topin për të ndërhyrë tek Ina Rama, për të hedhur dritë mbi prapaskenën e krimit të 21 Janarin. Por, si Basha, ashtu edhe Berisha po bëjnë kujdes të mos e kalojnë vijën e kuqe me mesazhet që i japin njëri-tjetrit për krimin e 21 Janarit.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 22/01/2022 20:31

    Autoret e vrasjeve te 21 janarit 2011 jane gjetur,jane arrestuar dhe jane denuar, si gjithmone me ato denime siç i kane dhene e i japin gjykatat. Arsyea pse ndodhen,nxitesit, dirigjuesit dhe kush ja dha urdherin Gardes per te qelluar mendoj se kane per te mbetur ne kuadrin e thashethemeve,jo te aspektit ligjor. Nuk mendoj se ka qene ndonje ngjarje qe do ndryshonte fatet e vendit ajo ngjarje, por nxitese eshte dhe ka qene politika pa dallim sekti politik per qellime pushteti, njeri te mbajtjes,tjetri te marrjes.

    Përgjigju
    • Poli: 23/01/2022 05:57

      Ti mire e ke o Beno. Shyqyr qe te paskan lene komentin. Kjo u be Shqiperi mavri qe nuk duam. Si ne te djathte si ne te mengjer me nje surrat.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar