Speciale/ (Pa)Drejtësia e 21 janarit, gjithçka ndodhi orë pas ore ditën e krimit të madh shtetëror dhe 11 vitet më pas

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Report Tv sjell kronologjinë e ngjarjeve të 11 viteve të fundit. Pse nuk është bërë ende drejtësi? Familjarët vazhdojnë kërkojnë të vërtetën e vrasjes së të afërmëve të tyre:

21 JANAR 2022

Karafilat u vendosën edhe në vitin e 11 të homazheve për 4 të vrarët në bulevardin përgjatë kryeministrisë. Ngjarje që trondit edhe sot...

21 JANAR 2011

Ora 14:00

Protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi "Skënderbej" deri para godinës së Kryeministrisë.

Ora 14:40

Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, sulme të dyanshme.

Ora 15:00

Policia godet me shkop gome protestuesit. Përleshje, vrapime në panik, gaz lot sjellës, lotim, thirrje kundër qeverisë dhe britma.

Ora 15:50

Nisin të shtënat me armë nga ana e efektivëve të gardës me fishekë manovër. Para Kryeministrisë kishte vrapime në panik, kthime sërish para Kryeministrisë.

Ora 16:15

Garda qëllon me armë drejt protestuesve me fishekë të vërtetë.

Ora 16:30

Protestuesit nisin të shpërndahen. Garda merr urdhër të ndalet zjarri.  Trupa e viktimave dhe të plagosurit janë marrë me ambulanca. Pasdite kryeministri i asaj kohe Sali Berisha del në një konferencë për shtyp dhe ndër të tjera deklaron:

"Secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta të cilat nuk gjenden as në armatimin e policisë së shtetit e as të Gardës së Republikës"

Ndërsa ministri i brendshëm i kohës, Lulzim Basha nga spitali ku ishin të plagosurit thotë:

"Shpreh bindjen time të thellë për humbjen e jetëve të tre qytetarëve dhe rrezikimin serioz të një qytetari të katërt në kushte e rrethana akoma të pa zbardhura por që po hetohen aktualisht nga një grup i specializuar i Prokurorisë shqiptare."

Pas kësaj deklarata nis saga e hetimeve për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së katër qytetarëve: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrto dhe Aleks Nika. Por çfarë ndodhi në vitet e mëpasshme?

21 JANAR 2012

Në kronikat e kohës në Report TV, gazetarët raportojnë se seancat pasuan njëra tjetrën dhe ende nga ai proces nuk kishte një zbardhje të plotë të ngjarjes.

I vetmi i arrestuar ishte gardisti Agim Llupo i cili akuzohej për vrasjen e shtetasit Ziver Veizi. Të dyshuarit e të tjerë ku bënte pjesë edhe komandanti i Gardës Ndea Prenda gjykoheshin në gjendje të lirë.

21 JANAR 2013

Ish shefi i Gardës Ndrea Prendi dhe ish gardisti Agim Llupo marrin pafajësinë nga Gjykata e Tiranës. Pas këtij vendimi Sali Berisha ende kryeministër në atë kohë komenton për herë të parë ngjarjet e 21 Janarit.

"Pati katër viktima. Ishte një përpjekje për të përmbysur me dhunë një qeveri të zgjedhur me zgjedhje të lira.Por dështoi"

Familjarët e të vrarëve do të shprehnin zhgënjim dhe përgjegjës bënin drejtëpërdrejtë Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Brendashëm Lulzim Basha.

"Drejtësia ka vdekur nga momenti që ky njeri (Sali Berisha) formoi qeverinë e tij." deklaron Renato Myrto, djali i të vrarit Faik Myrto.

"Po e qaj për herë të dytë vëllain njësoj siç e kam qarë natën e 21 janarit." do të shprehej e motra e të ndjerit Ziver Veizi, Trëndafile Muhametaj.

21 JANAR 2014

Një vit më pas qeveria do të drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Pas homazheve dhe vendosjen së karafilave në vendet ku u vranë katër qytetarët, ai do të deklaronte"

"Shumë gjëra kanë ndryshuar nga 21 janari i padrejtësisë së përgjakshme por një nga shumë gjërat që nuk ka ndryshuar, më e rënda dhe më fyesja për Shqipërinë në mes të Evropës, për Shqipërinë e dalë pothuajse prej çerek shekulli nga ferri i padrejtësisë së komunizmit është ferri i sistemit të sotëm të drejtësisë."

Asgjë nuk do ta bëjë dot më të lehtë 21 Janarin e vitit tjetër apo e viteve në vijim, padrejtësinë që bënë drejtësi"

Kryeministrin Rama do ta mbështesnin edhe familjarët e të vrarëve me deklaratat e tyre.

"Kemi kërkuar nga drejtësia dhe mazhoranca që të insitojë e të mbajë një qëndri më agresiv ndaj drejtësisë që edha aktualisht është në varësi politike nga Sali Berisha. Fajtorët dihen, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës dhe gardistët se kanë qëlluar mbi demonstruesit e pafajshëm e të paarmatosur" deklaron Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.

Në të njëjtën linjë janë edhe deklaratat e familjarëve të tre të vrarëve të tjerë.

21 JANAR 2015

Si çdo vit u zhvilluan homazhe në bulevard nga kryeministri Rama dhe familjarët e katër të vrarëve.

Shpresëplotë në vendosjen e drejtësisë do të shpreheshin familjarët e Hekuran Dedës:

"Drejtësia do të vonohet por besoj se do ta zbardhin" thotë nëna e Hekuranit ndërsa i vëllai do të shprehej:

"Të vendosen para drejtësisë që t'i shohë e gjithë bota, ish-kryeministrin Berisha, ish ministrin Basha, urdhëruesit dhe zbatuesit."

"Gjëja e parë që ne presim nga kjo qeveri është mbajtja e premtimit, dhënia e drejtësisë së vërtetë për 21 Janarin. Vëllai im ashtu si edhe shokët e tjerë, Hekurani, Aleksi, Faiku ishin vërtetë nevojtarë për punë"- deklaron e motra e të rënit Ziver Veizi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk bëri asnjë deklaratë por në rrjetet sociale e tha fjalën e tij:

"Me familjarët e 21 Janarit. Koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi i drejtësisë. Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin."

21 JANAR 2016

Pas tre viteve Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë për dosjen e 21 janarit. Tashmë ky proces u konsiderua i mbyllur në drejtësinë shqiptare dhe e vetmja hapësirë ligjore mbetej dërgimi i çështjes në Strasburg.

Me këtë rekurs Prokuroria kërkonte kthimin në burg të ish Komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe dy gardistëve Agim Llupo e Margarit Kume. Por kjo kërkesë e Prokurorisë edhe pse u deshën tre vite për të studiuar çështjen është mbyllur me mospranim rekursi dhe në fuqi janë dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit për ish gardistët.

Kryeministri do të deklaronte:

"Sot nuk jam kokëulur përpara jush dhe nuk do të shkoj kokëulur bashkë me ju as përpara përmendoreve të shtrira në bulevard pikërisht sepse nuk e kam tradhëtuar 21 janarin. Kjo qeveri nuk e ka tradhtuar 21 janarin."

21 JANAR 2017

Iku edhe një vit për familjarët që i mbajnë sytë nga drejtësia.

"Ç'mund të pres nga drejtësia kur vëllain tim e panë të gjithë se kush e ka vrarë,çfarë fakti do më shumë prokuroria e gjykata" thotë motra e Ziver Veizit pas homazheve në bulevard.

"Ne kemi siguruar prova të tilla të zbuluara rishtazi që edhe pa vendimin e Gjykatës së Strasburgut që e detyrojnë Gjykatën e Lartë të rihapë çështjen për rihetim." shprehet xhaxhai i Aleks Nikës.

Gëzim Daci, familjar i Hekuran Dedës tregon se problemi nuk është dëmshpërblimi në para për zgjidhjen e çështjes por fajtorët duhet të dalin para drejtësisë.

Kryeministri Rama premton se: 

"Unë ju siguroj se 21 janarin e ardhshëm do të jemi patjetër edhe shumë më pranë se sa ç'jemi sot. Dhe plot ndër ata që sot i kemi përballë si mur, nesër do të kenë hapur rrugë dhe do të jenë duke bërë punë të tjera por jo punën e prokurorit e gjykatësit. Dhe shpresoj që ndër ta do të ketë edhe nga ata që do të jenë në bankën e të akuzuarëve, patjetër.Edhe për 21 janarin."

21 JANAR 2018

Këtë vit Garda e Republikës rikthen çështjen e 21 janarit në Gjykatën e Tiranës duke i kërkuar ish kreut të saj Ndrea Prendi dhe gardistit Agim Llupo të kthejnë në arkën e Gardës faturën prej 2,1 mln euro që Garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit.

21 JANAR 2019

Në ditën e homazheve thirrjet për drejtësi të familjarëve vazhdojnë.

"Kaluan 8 vjet nuk është vendosur asnjë drejtësi. Kemi besim tek kjo drejtësi e re. Duam të dimë kush dha urdhër për të vrarë vëllain tim" thotë Mete Veizi, vëllai i Ziver Veizit.

Ndërsa djali i Faik Myrtajt, Renato sheh dritë në fund të tunelit të sistemit të drejtësisë.

"Ta keni bindjen se drejtësia do të vendoset. Do të vonojë pak, por reforma në drejtësi po i jep frytet e veta."

21 JANAR 2020

"Nuk kemi asgjë për të folur se jemi ngopur me llafe. Nuk pres më asgjë nga drejtësia" është deklarata zhgënjyese e vëllait të Ziver Veizit.

"Kanë kaluar 9 vjet dhe jemi disi të mërzitur sepse nuk është zbardhur ende e vërteta. Gjithsesi shpresa vdes e fundit dhe të shpresojmë se me reformën në drejtësi vrasësi i xhaxhait tonë do të identifikohet dhe drejtësia do të vihet në vend" thotë mbesa e Ziver Veizit pas homazheve në varrin e xhaxhait të saj të vrarë 9 vjet më parë.

21 JANAR 2021

"Ende sot drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet. Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore. Qeveria nuk bën rolin e Prokurorisë. Kemi të gjitha arsyet të jemi besimplotë dhe të inkurajuar që transformimi po funksionon. Natyrisht rruga e përmbushjes së këtij transformimi është ende për t'u ndërtuar. Në një farë mënyre jemi në mes të rrugës. Mes të djeshmes dhe të nesërmes."

Kështu do të deklaronte kryeministri Rama në 10 vjetorin e katër të vrarëve në bulevardin përgjatë kryeministrisë. Familjarët akuzuan segmente të sistemit të drejtësisë për zvarritje të çështjes.

"Po përfundoi reforma e drejtësisë besojmë tek drejtësia e re. Në të kundërt do të vazhdojë të favorizojë krimin" shprehet Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.

21 JANAR 2022

Shpirti i Ana Veizit, vajza e Ziver Veizit që u rrit në përmendoret e të vrarëve të bulevard thotë se shpirti i saj nuk ka gjetur ende qetësi por që vazhdon të besojë se një ditë drejtësia do të vendoset.

11 vjet më pas fajtorët e vërtetë janë të lirë dhe madje vazhdojnë të japin edhe shfaqje seriale përplasjesh të dhunshme në mes të Tiranë- do të deklaronte Kryeministri Rama në bisedën online që zhvilloi me qytetarët pas homazheve.

"Homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve."-tha Rama i cili ndër të tjera nënvizoi se :

"E ndjej barrën e madhe të kësaj fatkeqësie për një mijë e një arsye dhe lidhja e vazhdueshme me familjet ma bën këtë shumë të nxehtë. Për reformën në drejtësi e cila përgojohet përditë nga kundërshtarët e saj e cila denigrohet përditë është pa asnjë dyshim guri i themelit të munguar prej 100 vjetësh në këtë shtet ku drejtësia nuk ka qenë kurrë e drejtë, s'ka qenë kurrë e barabartë, s'ka qenë kurrë drejtësi".

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 22/01/2022 15:15

    Nga shteti.shqiptar nuk do te ket kurr drejtesi. Aq sa pati per krimet e komunizmit. Per 2 prillin ku u vran njerez te pafajshem Nga asnje qeveri nuk ka pasur e nuk do te kete drejtesi per 2 prillin, vetem se do perdoret politikisht

    Përgjigju
  • Fredi: 22/01/2022 13:45

    Deshmoret e lirise, kater te pafajshmit, i paharruar kujtimi. Por nderimi i tyre eshte e verteta. Qe Berisha dhe Basha mbeten pergjegjes per ekzekutimin e tyre, ndersa Rama dhe Doshi per konspiracionin e dhunes me synim per dhune dhe gjakderdhje. Ndaj "ora dhe minuta" nuk fillon ne 21 Janar por ca kohe me pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë