21 janari, Xhaxhai i Aleks Nikës: Strasburgu ktheu shpresën për drejtësi, topi në fushën e SPAK! Vrasja e nipit tim dhe 3 protestuesve me urdhër nga lart

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës,kërkon drejtësi nga SPAK-u për nipin e tij të vrarë më 21 janar.

Në fjalën e tij në ceremoni përkujtuese, Mark Nika tha se vendimi i Strasburgut i ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen.

Mark Nika: Bashkë më dëshpërimin të vrasjes së pazbardhur të Aleksit, ky përvjetor i 13 vjen me një lajm të mirë, vendimi i Strasburgut, i nëntorit të vitit të kaluar, që pohon pretendimet tona. Më shumë se kaq vendimi i kësaj gjykatë demaskon hetimin farsë. Në emër të familjes Nika i shpreh falënderimet më të thella Strasburgut, na ktheu shpresën se do ketë drejtësi dhe fajtorët do dënohen. Vrasja e Aleksit dhe 3 të tjerëve lindi i zbardhur, para kamerave. Ata ishin protestues paqësor, u vranë kur protesta po shpërndahej larg hyrjes së kryeministrisë. Asgjë tjetër veç një urdhri nga lart mund të çonte në hapjen e zjarrit ndaj qytetarëve në ato kushte. Këto 13 vite kanë qenë 13 vitet e manipulimit të drejtësisë, Berisha u dha kohë të prishin provat. Nga ky vit kemi shpresë e besim se 21 janari do të flasë me gjuhën e ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Strasburgut nuk është rekomandues, por i detyrueshëm për tu zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare.  


Lajmi kryesor:

'21 Janari, krimi shtetëror i pahetuar!' Sytë nga Gjykata e Lartë, Rama: SPAK të hetojë 'dosjen e gjakut'! Prokuroria e Tiranës pa shtyllë kurrizore


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë