Nën moton “Unë isha këtu”, është përkujtuar këtë të shtunë në parkun e liqenit artificial dita botërore e sindromës Down, përmes haresë dhe një numri të madh fëmijësh të pranishëm për të gëzuar pranë fëmijëve të tjerë më këtë sindromë.

Për këtë ditë ishin organizuar nga grupe vullnetare një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijët, përfshi këtu lojëra, një teatër të improvizuar, një skenë ku u këndua nga fëmijë me sindromën e Down-it por edhe nga këngëtarë të mirënjohur si Mariza Ekonomi dhe Vedat Ademi.
E pranishme në këtë festim, përvec shumë fëmijëve që u tërhoqën nga larmia e aktiviteteve, ishte dhe zvministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi e cila tha

Në evenimentin e organizuar nga grupe vullnetare dhe nga organizata OJF(jo fitimprurëse) u kryen po ashtu edhe këshillime mes prindërve që kanë fëmijë të cilët vuajnë nga kjo sindromë.

Në përfundim të këtij organizimi të gjithë të pranishmit ngritën lart në qiell tullumbacet që mbanin në duar me mbishkrimin, njëkohësisht dhe moton 'Unë isha Këtu'.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)