24 viktima nga COVID-19/ Humb jetën 68-vjeçarja nga Tirana, kishte kryer në Infektiv 5 seanca dialize! 21 raste të reja në 24 orë! (VIDEO)

TIRANË- 21 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar 467 raste gjithsej të konfirmuar pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 193 raste të dyshuar ku, 21 u konfirmuan pozitiv mes tyre një personel mjekësor dhe dy fëmijë që janë asimptomatikë, ka deklaruar drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Ndërkohë, koronavirusi ka marrë një tjetër jetë mbrëmjen e kësaj të hëne. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se ka ndërruar jetë një 68-vjeçare nga Tirana, e cila kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Prej 10 ditësh ajo ishte në intubim në gjendje të rënë, ku fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte këtë betejë.

Gjatë 24 orëve të fundit, vjen dhe lajmi i mirë, ku 15 pacientë të tjerë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232. Për të dytën ditë radhazi numri i të shëruarve ia ka kaluar atyre të prekurve edhe pse sot u zbuluan 21 raste të reja, por pati dhe 15 të shëruar më shumë. Deri tani mes 467 të infektuarve gjithsej, rezultojnë 232 të shëruar, 212 të infektuar dhe 24 të vdekur.

Deri në këto momente, që prej 9 marsit kur u zbulua rasti i parë me COVID-19 janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë. Aktualisht në dy spitalet COVID po marrin shërbim 52 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar,  7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

Në lidhje me personelin mjekësor aktualisht janë 49 persona, mes të cilëve  32 të shëruar dhe 17 në gjendje të mirë. Vetëm 2 prej peronave të personelit  shëndetësor ndodhen të shtruar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast.  


 
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
 
- Tiranë           221 raste
- Durrës           42 raste
- Lushnje         6 raste
- Elbasan         15 raste
- Fier                32 raste
- Kavajë           8 raste
- Rrogozhinë    4 raste
- Korçë             17 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër          70 raste
- Lezhë             14 raste
- Berat              2 rast
- Has                13 raste
- Krujë             6 raste
-Tropojë          4 raste
- Pukë              5 raste
- Mirditë           3 raste 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Zgjerimi i fashës orare të lëvizjes është një lehtësim që kërkon përgjegjësi nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit, ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhen të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.  Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha Fico.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Shkon në 24 numri i viktimave me COVID-19 në Shqipëri, humb jetën 68-vjeçarja nga Tirana

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar. 
68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë.

Ora 14:44
I infektoi infermierja me COVID, vdes nga hemorragjia cerebrale 59-vjeçari në Shkodër, 3 të tjerë sillen në Tiranë

Mëngjesin e sotëm në spitalin e Shkodrës rreth orës 04:30 ndërroi jetë një 59-vjeçar me inicialet M.S. nga Puka. Viktima ishte i infektuar me koronavirus, por ministria e Shëndetësisë sqaron se 59-vjeçari nuk ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, pasi shkaku i vdekjes së pacientit sipas njoftimit zyrtar ishte hemorragji cerebrale. “Ai ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndërroi jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19” thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër hetimi epidemiologjik nisi pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë thotë se sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast, pra i 59-vjeçarit nga Puka është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet. 

Gjithashtu ministria thekson se nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19. Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID. Deri tani në Shkodër janë të infektuar gjithsej 70 persona. 

Ora 13:12
I infektuari nga Hasi dërgohet te Infektivi, pjesë e familjes prej 7 anëtarësh pozitiv me COVID-19

Gjatë ditës së sotme është shënuar një rast i ri në Has, duke e çuar numrin e të prekurve në këtë qytet në 13 persona. Rasti i konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit është anëtar i familjes prej 7 personash të konfirmuar më herët.

I infektuari është mashkull i moshë 60 vjeç. Atij i ishte bërë më parë testi dhe kishte dalë negativ, por pas testit të dytë ka rezultuar pozitiv dhe është dërguar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ora 12:33
35 persona të izoluar në karantinën shtetërore në Kavalishencë (VIDEO)

Aktualisht në karantinë shtetërore në Durrës në zonën e Kavalishencës, ndodhen 35 persona. Ata po trajtohen dhe ndiqen nga Stafi mjekësor dhe janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë përmes deklaratës për shtyp

Ora 12:31
Shënohet një rast me covid-19 në Durrës, i infektuari një 30-vjeçar

Rasti i fundit në Durrës që rezultoi me COVID-19 është një 30 vjeçar me banim në qytetin e Durrësit. Ai është zbuluar si rezultat i gjurmimit të zinxhirit të vatrave të zbuluara nga Instituti shëndetësor, ndërsa nuk ka paraqitur simptoma të rënda. Në total në qytetin e Durrësit janë regjistruar rreth 42 persona të infektuar me COVID-19 dhe 3 persona kanë humbur jetën.

Ora 11:56
Lajm i mirë nga Korça, nuk shënohen raste të reja të infektuarish me Covid-19, shërohen 15 të infektuar

Nga qyteti i Korçës vijnë lajme të mira përsa i përket situatës nga koronavirusi, ku prej disa ditësh nuk ka regjistruar asnjë rast të shtuar me Covid 19. Nga ky qytet ku janë 17 raste të konfirmuara me Covid 19 , 15 prej tyre janë shëruar plotësisht sipas informacioneve në rrugë zyrtare.

Ora 10:53
2 infermierë dhe 4 pacientë në Spitalin Shkodër me COVID-19, shtohet vatër e re infeksioni në Shirokë

Shkodra ka shënuar ditën e sotme 13 raste të reja me COVID-19, mes të cilëve dy janë infermierë në spitalin Shkodër dhe 4 pacientë që janë të shtruar në spital.

Nga 32 testet e bëra gjatë 24 orëve të e fundit në Shkodër janë shënuar 13 raste pozitive, shifra më e lartë deri tani brenda një dite duke e çuar numrin e të prekurve në 70 në këtë qytet, duke u renditur i dyti pas Tiranës.

Sipas gazetarit të Report TV Ergys Kavaja, Shkodra ka shënuar sot një vatër të re në Shirokë, me dy të prekur.

Në 13 rastet e reja, një është shënuar në lagjen 'Xhabije' të Shkodrës në një familje ku më herët kishte rezultuar i prekur një familjar. 6 të infektuar janë konfirmuar në spitalin Shkodër, mes tyre 2 infermierë dhe 4 pacientë dhe 2 raste të reja janë në Shirokë duke shënuar krijimin e një varte të re. 3 rastet e tjera janë kontakte të personave të infektuar më herët.

Ora 09:14
Krujë nga 6 të dyshuar, vetëm njëri prej tyre ka dalë pozitiv me COVID-19

Nga 6 të dyshuarit me COVID - 19 në rrethin e Krujës, vetëm njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv. Ditën e djeshme i janë nënshtruar tamponit të gjithë anëtarët e familjes nga Borizana ku ishte vatra e vetme në rrethin e Krujës dhe fatmirësisht tashmë janë shëruar 5 prej tyre përveç një gruaje e cila dhe pse është e prekur është asimptomatike.

Ndërkohë rasti nga Nikla i cili  u zbulua pas shtrimit në QSUT për probleme me zemrën e diabetin, rezulton të jetë rast i izoluar. Familjarët e tij i janë nënshtruar tamponit pardje dhe rezultojnë të gjithë negativ fatmirësisht.

Sipas burimeve pacienti mund të jetë infektuar ose tek urgjenca e zemrës ose tek endokrinologjia ku ka qëndruar për disa ditë, situatë që pritet të verifikohet në ditët në vijim.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi jam: 13/04/2020 16:09

    O Derman ose Derdimen bashke me kete Ela Debilen. S'ka lidhje kultura me infeksionet pandemike, pikerisht ku ka ma shume kulture njerezit jane ma te rrezikum, si koncerte, kinema, teatro, kafene. Sipas jush Italia i bie te jete vendi me i pa kulturuar ne bote. Shkoni e thoni ndrenikes qe ka dal kafe sot me shok, qe eshte apo jo i kulturuar.. Debila me armatosur me tastiera virtuale.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 13/04/2020 13:11

    Dje plazhet e Vlores,Durresit dhe Sarandes ishin plot me plazhista.Tani meqe thoni ti lejn shkodranet te vdesin se jan injorant i bie ti lem te vdesin dhe gjith vlonjatet,durrsaket dhe sarandiotet.I bie qe te vdesin gjith perfshi dhe komentuesit qe bejn si engjej dhe japin mend si kryeministra.

    Përgjigju
  • O Derman: 13/04/2020 12:31

    Ba shkodra keshtu..jane njerës të kulturuar...seç thonë këtej nga anën tona injoranca fillon nga kultura...

    Përgjigju
  • Genti: 13/04/2020 12:25

    Çfare ke Ela, e ke nga ato qe flet keshtu

    Përgjigju
  • ela: 13/04/2020 12:04

    Mo mbushin keta trapat e shkodres apo jo? atehere lerini te vdesin te mesojne sec cfare eshte kujdesi,apo per inat te vjerres(Edit) shko e fli me mullixhiun

    Përgjigju
    • Ale: 13/04/2020 14:08

      Po Vlora? Apo per inat te Saliut?

    • Sons: 13/04/2020 13:55

      Te gjithe te infektuarit ne bote jane nga Shkodra. Komentues injorant

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja