27 shqiptarë garojnë për zgjedhjet në Itali: Do kontribuojmë për vendin që na dha shpresë

27 shqiptarë garojnë për zgjedhjet në Itali: Do kontribuojmë për vendin që na dha shpresë

Në datë 26 maj në Itali do të zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa në mesin e shumë kandidatëve për këshill do të jenë edhe 27 shqiptarë. Zgjedhjet përkojnë me të njëjtën ditë më ato në Parlamentin Europian, ndërsa raundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor. Mediat italiane i kanë kushtuar një hapësirë edhe kandidatëve shqiptarë në këtë garë, që do të jenë 27.

Eva Meksi (Karafili) është njëra nga kandidatet për këshillin e qytetit të Barit në listë. Ajo mbërriti në Bari 28 vjet më parë me anije, ndërsa tani ka vendosur që të kandidojë për të kontribuar për qytetin, që i dha mundësi dhe shpresë.

Një tjetër kandidat është edhe Petrit Malaj nga Vlora j që kandidon në Firence. Ai thotë se "Unë u rrita me idealet e gjyshit tim Vexhi Kollazi duke kundërshtuar racizmin dhe respektuar njerëzit. Gjyshi im ishte viktimë e nazistëve, pasi ndihmoi komunitetin hebre në Vlorë".

Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, Petrit emigroi në Itali, në Firence. "Ndihem mirënjohës ndaj Firencës që më mirëpriti mua dhe shpresoj që të jem në gjendje të bëj atë që kam marrë duke dhënë më së mirën time tani për Firencen" tha ai.

Në garë është edhe Sonila Alushi, e cila pak kohë më parë u bë e njohur, pasi i dërgoi një letër ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini pas debatit në lidhje me emigrantët (lexo ketu).

Përjashtimet nga ky program zgjedhor janë Sicilia dhe Sardenja: e para do të votohet më 28 prill, me një balotazh të mundshëm të planifikuar për në 12 maj, ndërsa në të dytin, zgjedhjet do të mbahen më 16 qershor, me një balotazh të mundshëm të planifikuar për në fund të qershorit.

Votuesit e 3,865 komunave, nga të cilat 30 janë kryeqytetet: Ascoli Piceno, Avellino, Bari, Bergamo, Biella, Cagliari, Caltanissetta, Campobasso, Cremona, Ferrara, Firence, Foggia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia. Perugia, Pesaro, Pescara, Potenza, Prato, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Rovigo, Sassari, Urbino, Verbania, Vercelli dhe Vibo Valentia.

Sonila Alushi (Lista Gori, Bergamo)

Borana Tartari (PD, Bergamo)

Uljana Gazidede (Democratici Ecologisti Progressisti per Bari, Bari)

Eva Meksi (Bari Bene Comune, Bari)

Dashamir Kruja (Lista Civica Biella è Gentile, Biella)

Ina Dhimgjini (Candidato sindaco lista Livorno a Misura, Livorno)

Ilda Beqo (lista “Sinistra per Modena”, Modena)

Admir Toto (Settimo Futura, Settimo Torinese)

Arli Dervishi (lista “Almese Bene Comune”, Almese, Torino)

Valbona Kalaj (Uniti per Unire – Lista Civica per Canonica d’Adda, Bergamo)

Gentjan Rizo (PD, Biella)

Petrit Malaj (Lista Nardella Sindaco, Firenze)

Agim Lorenzo Danaj (Candidato sindaco Movimento 5 Stelle, Spinea)

Dejnada Kasa (Forza Pavia, Pavia, Udine)

Denis Bendo, di Tirana (Coltiviamo il futuro, Castions di strada)

Blerina Halili, di Burrel (Fagagna Voliamo insieme, Fagagna)

Xhoana Bushi, di Kucove (Il Bene in Comune, Paluzza)

Adel Ibraimi, di Gostivar (Lega Salvini, Osoppo)

Leonora Bytyqi, di Monfalcone (Turriaco Democratica, Turriaco)

Roland Ndoci, (Lista Civica “Progetto Basiliano” , Basiliano)

Mirela Gega (Lista Civica “Verzuolo per tutti”, Verzuolo)

Xheimina Dervishi (Lista “Più Castiglione”, Castiglione)

Kristian Baci (Lista “Susa Futura”, Susa)

Vojsava Meciti (Fratelli d’Italia, Agliana)

Armando Zotaj (Forza Italia, Casale Monferrato)

Elona Gaxha (Lista “Patto x Foligno”, Foligno)

Anisa Rama (Forza Italia, Bergamo)

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon