21 vjet nga vrasja e trë vëllezërve Bytyçi nuk ka ende të dënuar. Me këtë detaj Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, kujton 8 korrikun e vitit 1999, kur serbët vranë pabesisht tre vëllezërit e familjes Bytyçi, të cilët kishin edhe shtetësi amerikane.
Presidnti thotë se pavarësisht se kanë kaluar kaq vite, vënia e drejtësisë mungon, duke bërë që kjo çështje të ketë ende ndikim për rajonin, ndërkohë që familjarët ende nuk kanë gjetur qetësi. Kjo është edhe një nga pikat ku SHBA i mëshon fort Serbisë, pasi tre vëllezërit kishin pasaportën e tyre.
"Çdo 8 korrik, kombi shqiptar nderon me respekt e mirënjohje kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku”, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, nderin e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ndonëse kanë kaluar 21 vite nga vrasja e pabesë e tyre, fatkeqësisht ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz! Vënia e drejtësisë pa pengesa dhe zvarritje do të lehtësojë jo vetëm dhimbjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi, por do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë.
Vëllezërit Bytyçi me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, që sollën Kosovën e lirë e të pavarur, do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja. Sepse liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë.
Mirënjohje diasporës sonë në SHBA për kontributin e shkëlqyer të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për çështjen shqiptare ndër dekada, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona, për ruajtjen e traditave dhe zhvillimin e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.
Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të luftës heroike të popullit të Kosovës, si dhe të mbarë kombit tonë!"-shkruan Meta.
Mire e keni Ju qe kerkoj drejtesi per vellezerit Bytyci,por car thote Lubonja se.A e keni pyetur?
PërgjigjuKujdes per vete ,,se USA do meret me Juve dhe shoket Debatik te Juaj ... Turp qe akoma je aty..
Përgjigju