21-vjeçari Wu Hsia ishte ndarë prej kohësh me 20-vjeçaren Jun Tang dhe kishte njohur dashurinë e tij të re, 22-vjeçaren Rong Tsao. Ish e dashura e tij, Jun, prej tre muajsh e bezdiste vazhdimisht për t’u rikthyer përsëri bashkë. Duke mos ditur si të sillej, djali organizoi një takim me të dyja vajzat, për t’u sqaruar një herë e mirë.
 
“Më erdhën në majë të hundës ankesat nga të dyja anët”,- ka thënë ai i pyetur pas ngjarjes.

Një oficer policie ka thënë se vajzat filluan të debatonin dhe ish e dashura e djalit, e ofenduar nga fjalët e vajzës tjetër, është hedhur në lumë duke kërkuar ndihmën e tij për ta shpëtuar.

E dashura, duke pasur frikë se mos ai do ta shpëtonte vërtetë, u hodh edhe vetë dhe kështu të dyja e thërrisnin atë që t’i shpëtonte. Djali e bëri zgjedhjen e tij dhe u hodh për të shpëtuar të dashurën, të cilën e coi në spital, për të mjekuar disa plagë të vogla.

Rrugës për aty ai ka telefonuar vëllain për t’i thënë që të shkonte të nxirrte ish të dashurën. Vëllai ka telefonuar zjarrëfikësit dhe këta të fundit nxorrën nga lumi ish të dashurën e dëshpëruar.
 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)