22 Marsi, Berisha: Përmbysëm
regjimin Hoxhist

22 Marsi, Berisha: Përmbysëm<br />regjimin Hoxhist
TIRANE-  Partia Demokratike feston sot 20 vjetorin e  fitores në zgjedhjet e 22 marsit 1992, të parat zgjedhje pluraliste. Ne sheshin Nene Tereza, po zhvillohet një kocert festiv me pjesmarrjen e këngëtarëve më të mirë shqiptarë, të cilët po performojnë për anëtarët e simpatizantët e PD.

Këngët hit të Flori Mumajesit “Tallava” dhe të Elvana Gjatës kanë ngritur në këmbë qindra të rinj të cilët ishin mbledhur në shesh ndërsa u përshëndetën edhe nga
Kryeministri Berisha.

"Sot nderojmë 22 marsin ditën kur u përmbys regjimi më barbar që Shqipëria kishte njohur në historinë e saj, regjimin Hoxhist. Shqipëria e sotme është atdheu i qytetarëve të lirë, shembull frymëzimi për harmoninë fetare. ne besojme te liria, shqiptaret ia dolën të jenë të lirë.”- tha Berisha

Duke iu drejtuar të rinjve 20 vjeçarë,"si gjenerata e parë që nuk njohu shtypjen dhe barbaritë e atij sistemi që i refuzoi shqiptarëve lirinë" Berisha ftoi "të shprehim nderimin tonë më të madh, të përulemi me respekt të thellë para atyre burrave dhe grave të cilët përmbysën me votën e tyre të lirë regjimin më barbar që Shqipëria dhe Europa kishte njohur në gjithë histroinë e saj".

TOPI URON NGA KRYGJYSHATA E BEKTASHIJVE
Presidenti i Republikës Bamir Topi  ka uruar nga kryegjyshata ditën e demokracise. Pas takimit me Haxhi Baba Edmond Brahimaj ku përcolli urimin me rastin e Ditës së Nevruzit, Topi deklaroi për median
"Së pari dëshiroj të përshëndes këtë ditë të madhe! Është një ditë e madhe që ka dy simbolika sot: ka një simbolikë që lidhet me Festën e Sulltan Novruzit, e cila korrespondon me ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Dhe padyshim që urimi i parë shkon për besimtarët bektashinj, të cilët e gëzojnë këtë ditë si një ditë e veçantë, e cila ka të bëjë me simbolikën e ringjalljes. Pra kjo ringjallje, kjo ditë e bukur është një ditë shprese dhe besoj se tek çdo njeri ka momente rifreskimi, ringjallje që vjen jo thjesht me natyrën, por edhe me simbolikën e bukur të kësaj dite. Kjo është një festë e bukur edhe për demokracinë. Pra korrespondon në këto dy simbolika dhe është festë besoj e të gjithë shqiptarëve, të cilët e duan lirinë, e duan demokracinë, e duan të ardhmen. Urime edhe juKjo është një festë e bukur edhe për demokracinë. Pra korrespondon në këto dy simbolika dhe është festë besoj e të gjithë shqiptarëve, të cilët e duan lirinë, e duan demokracinë, e duan të ardhmen."

Festimet kanë nisur që në orën 10.00 kur artistë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore  performuan në rrugën “Murat Toptani”. Artistë të cirkut të Tiranës  performuan para Hotel Dajtit, dhe më pas dheartistët e Dansit Sportiv.

Festa e këtyre përmasave u paralajmërua në mbledhjen e 16 marsit, që kryeministri Berisha zhvilloi me krerët lokalë të PD-së. Kryeministri Berisha tha se 22 marsi është një datë që shqiptarët i besuan kësaj force politike më shumë se cdo force tjetër në Europën Komuniste.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet