Besimtarët bektashianë kremtojnë sot ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si Dita e Novruzit. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Kjo ditë nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe. 

Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj, ka mbajtur një ceremoni në Kryegjyshatë, ku është lutur për ditëlindjen e Imam Aliut. Ai lexoi vargje kushtuar kësaj dite, ku urohej për paqe, shpresë dhe begati.



Ora 13:25 Basha: Sot shqiptarët përballë sfidën e krimit
Në ndryshim nga politikanët e tjerë, kreu i opozitës Lulzim Basha në këtë ditë ka zgjedhur të jap dhe një mesazh përtej festës. Duku kujtuar 22 marsin e 1991, dita e demokracisë, Basha tha se sot shqiptarët ndodhen përballë sfidës së krimit. 

lulzim basha

"Dua të uroj të gjithë bektashinjtë shqiptarë, gëzuar ditën e Sulltan Nevruzit, të gjithë besimtarëve shqiptarë, të gjithë motrave, vëllezërve kudo që ndodhen, gëzuar këtë ditë të shënuar të Zotit. Në këtë ditë të shënuar ne përkujtojmë edhe një ditë tjetër, një ngjarje të rëndësishme për shqiptarët, 23 vjetorin e fitores së demokracisë mbi tiraninë, mbi diktaturën, 23 vjetorin e fitores së lirisë dhe vlerave të lirisë mbi antivlerat. Me këtë rast dua të shpreh besimin tim se ashtu si shqiptarët u përbashkuan 23 vite më parë, në ditën e shënuar të Zotit, më 22 marsin e 1992-shit, për të hedhur poshtë diktaturën, për të hapur rrugët Shqipërisë që të zhvillojë një demokraci evropiane dhe t’i bashkohet familjes së kombeve të lira evropiane, po kështu sot të ndodhur përballë një sfide tjetër të madhe që është sfida e krimit, e diktaturës së krimit, e krimit të pushtet, të përbashkohemi të gjithë, pa dallime, të djathtë e të majtë, në një përballje pa kthim dhe me fitore kundër krimit në pushtet, kundër kriminalizimit, për një politikë të pastër nga krimi, për një politikë që buron nga qytetarët dhe për qytetarët, dhe jo për veten e saj dhe për krimin, kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër krizës ekonomike dhe papërgjegjshmërisë në vendimmarrje. Që të gjitha janë derivat i krimit në pushtet dhe i pushtetit të veshur me krim. E uroj në këtë ditë të shënuar të Zotit, por kam besim se me shqiptarët të bashkuar rreth kësaj kauze, e cila nuk është një kauzë politike por është një kauzë për çdo shqiptar për të ardhmen e fëmijëve të tyre, do t’ia dalim të ndërtojmë një Shqipëri me të ardhme të sigurtë, ekonomi të fortë, punë dhe dinjitet për të gjithë", deklaroi Basha.



Ora 13:00 Meta: Festa është e të gjithëve, kjo është e veçanta jonë (Refuzon përgjigjen për çështjen Doshi)
Në këtë ditë feste politikanët shqiptarë kanë bërë vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashianëve. Duke folur për mediat pas vizitës, Kryetari i Kuvendit u shpreh se kjo festë simbolizon ringjalljen, shpresën, ripërtëritjen dhe paqen. “Në këtë festë të veçantë të Sulltan Novruzit, në këtë festë që simbolizon ringjalljen, shpresën, ripërtëritjen dhe paqen, uroj të gjithë besimtarëve bektashi, por edhe të gjithë shqiptarëve, sepse këto festa janë të gjithëve, dhe kjo është veçoria por edhe krenaria jonë si shqiptarë kudo që ku jemi, më shumë qetësi dhe dashuri me njëri-tjetrin dhe në familjen e tyre”, tha Meta.

ilir meta
meta

I pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve si edhe për deklaratën e Topallit se mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin drejtoret vetëm nga Kryetari i Kuvendit, zMeta u shpreh se duhet më shumë qetësi dhe dashuri për të gjithë, përfshirë dhe Topallin.



Ora 12:50 Presidenti Bujar Nishani, ndërsa ishte për vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashianëve iu bëri thirrje politikanëve të fokusohen tek mirësia. Edhe ai nuk pranoi të komentojë lidhur me çështjen "Doshi".“Të forcojmë gjithmonë e më shumë respektin për njëri­-tjetrin. Të gjithë politikanët të orientohen më shumë tek dashuria, respekti e të punojnë më shumë për hallet e qyetarëve tanë. Çështjet e tjera t’ja lëmë kohës”, theksoi Presidenti Nishani. Një urim e bëri dhe ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiç. "Gëzuar festën. Sot kam ardhur të takoj Baba Mondin", theksoi Mesiç.
 
Ora 10:47 Nishani: Festë jo vetëm e bektashianëve 
Me rastin e kësaj feste, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka publikuar në faqen zyrtare të Presidencës një urim për të gjithë besimtarët bektashianë.Në urimin e tij me këtë rast, kreu i shtetit uron mbarësi, mirëqenie, begati, mirëkuptim, pajtim, paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë, e ndërkohë vlerëson edhe harmoninë ndërfetare, një virtyt i shquar i shqiptarëve.

“Të dashur besimtarë bektashianë, Gëzuar festën e Sulltan Novruzit! Tek ne dhe kudo në botë festën e bukur të Sulltan Novruzit e respektojnë dhe e festojnë jo vetëm besimtarët bektashianë, por edhe plot të tjerë, prandaj: Gëzuar të gjithëve Sulltan Novruzin! Sulltan Novruzi koinçidon me ngrohjen e motit pas dimrit të ftohtë, ardhjen e pranverës, zgjatjen e ditës, shkurtimin e natës, ringjalljen e natyrës, hovin e jetës, gjallërimin e trupit dhe të shpirtit, pra me gjithë të mirat për të cilat ka nevojë njeriu. Sulltan Novruzi bart në thelbin e vet harmoninë ndërfetare. Lumnimi që kjo festë u shkakton njerëzve me besime të ndryshme, është prova, dhe vetë ne jemi dëshmitarët. Sulltan Novruzi është një festë shumëfish e rëndësishme”, shkruan ndër të tjera në urimin e tij Presidenti Nishani.