TIRANE – Lideri socialist Edi Rama e ka cilësuar sot festën e zhvilluar nga Partia Demokratike në bulevardin e kryeqytetit me rastin e 22 Marsit “një miting festiv për një mandat të shkuar qeverisës”. Reagimi i tij erdhi përmes një mesazhi të publikuar në Twitter.
“Vazhdon e shkuara komuniste e parakalimeve”, tha kreu i Partisë Socialiste mbi festimet që u zhvilluan mesditën e sotme në Tiranë për zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, ato të marsit 1992. Sipas Ramës, i vetmi dallim me parakalimet e komunizmit është se “këto janë parakalime në vendnumëro”.
Pak më parë edhe deputeti socialist Erion Braçe, përmes një mesazhi në profilin e tij në Facebook, e cilësoi festën e sotme si “ditën e Sulltanatit të Berishës së Parë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com