Si gjendet e Djathta shqiptare pas 22 vjetësh? Ka mbi 60 vjet që termat ‘Konservator’ dhe ‘Liberal’ janë trajtuar si të këqiat e mëdha të shoqërisë shqiptare, ku herë goditej Liberali dhe herë Konservatori dhe në fund etiketimet merrnin dhjetëra jetë njërëzish. Duhet thënë se të gjitha vëndet ish-komuniste e kanë në rend të ditës çështjen e mendimit politik dhe ridemisionimin e spektrit politik.
Kjo, për arsye se forcat politike kanë arritur një stad ku, pa marrë parasysh atë çfarë kanë të shkruar në letër mbi programet dhe statutet e tyre, ato kanë shfaqur në jetën politike natyrën e tyre të plotë. Pra, ne dimë si shfaqen partitë politike në opozitë dhe në pushtet. Gjithashtu, ridimensionimi është i nevojshëm edhe sepse vetëm nëpërmjet gjallimit dhe ridimesionimit mund të arrihet me vetëdije bashkëpunimi i forcave mendore për realizimin e qëllimeve individuale dhe në grup. Pra, konceptet dhe synimet kërkohet të jenë të përbashkëta, ndërsa mjetet dhe metodat mund të zgjidhen në dinamikën e gjërë të debatit.
E kundërta e kësaj që thamë çon në përfundimin se, nëse brënda një grupimi politik kemi larmi synimesh, mendimesh, tipash dhe karakteresh, ata do ta kenë mjaft të vështirë të qëndrojnë sëbashku dhe të praktikojnë strategji e taktika të njehsuara. Metoda e bindjes kundrejt mbrojtjes do të ishte e vetmja mënyrë kohabitacioni, por kjo metodë vret lirinë individuale të personit politik dhe e kthen organizimin në fjalë - më e pakta - në shprehi Dinastike me sens Mbretëror (Shprehitë Dinastike-Mbretërore karakterizohen nga autoritarizmi dhe Uni i Njëshit, ku të tjerëve u kërkohet vetëm të aprovojnë, pa dhënë pikëpamjen e tyre).
Çfarë duhet bërë?
Për të mos arritur deri këtu, na duhet të mendojmë për metoda bashkëpunimi, që venë në themel të tyre, në radhë të parë, konfermën “Unë jam sepse ndjej dhe mendoj” dhe përmirësimin e saj në “Kush ka ide është i nevojshëm dhe cili di t’i vërë në jetë është i domosdoshëm”. Duke u bazuar në sa thamë më sipër, konkludojmë se sot kemi mjaft parti politike në spektrin shqiptar, ndoshta më shumë se kudo për numër popullsie, por vetëm disa syresh, rreth 6-7, janë prezente dhe mendohet të na japin një tabllo interesante në zgjedhjet e radhës. Ndërkohë, nuk kemi ende një plotësim të spektrit politik shqiptar, për arsye se forcat e djathta janë ende të copëzuara dhe nuk kanë një identitet të qartë dhe përfundimtar të tyre. Një tjetër arsye është edhe supremacia përjashtuese nëpërmjet forcës, pa mendim politik.Kështu, në të djathtë të spektrit politik kemi mjaft parti politike të grupuara në Polin politik të shpallur si Liberal dhe me sjellje Dinastike-Mbretërore, udhëhequr nga PD. Gjithashtu, kemi edhe një grup partish politike të shpallura si liberal-konservatore me sjellje Kolegjiale.
Po Lëvizja Studentore Shqiptare ku gjendet në këtë fazë?
Kjo bën të mundur që një Fluks Historik i së Djathtës dhe pikërisht Lëvizja Studentore Shqiptare ‘90-‘91 të marrë nismën për të bashkuar këto parti në një grupim të vetëm, me emrin “Poli Konservator Republikan”, i cili kërkohet dhe do të jetë shumë ndikues në jetën politike shqiptare.
Për këtë në rradhë të parë duhet:
Në përgjithësi:
1. Kompromisi i Dhjetorit ’90 midis studentëve dhe pedagogëve të kohës është prishur dhe nuk ekziston, prandaj është e nevojshme të bëhet organizimi i Asamblesë së L.S.SH. ’90-’91.
2. Implementimi i mendimit dhe veprimit politik Euro-Amerikan, duke operuar nga pika 4 deri në pikën 6 të spektrit politik, me gjetjen “Jo si duhet bërë, por çfarë të bëjmë”, duke shpallur nismën politike si një proces Deklarimi-Grupimi dhe Mandatimi.
3. Azem Hajdari të konsiderohet jo vetëm Lider i Pluripartitizmit Shqiptar, por edhe Opozitar i Përjetshëm i pragmatizmit ekstrem tradicionalist dhe komunist.
4. Të fillojë një proces ku, në thelbin e vet, të jetë përvetësimi i një koncepti të ri politik, që ka si matricë të brendshme liberalizimin dhe demokratizimin e të gjithë makroinstitucioneve partiake dhe si vizion politik promovimin e politikës me Portret (Kolegjiale), gjë që ndryshon mentalitetin politik në Shqipëri, duke synuar krijimin e një Rrafshi të Ri politik në vend për një premisë të re, mbi të cilën do të ngrihet sistemi i vlerave.
Në veçanti:
1. Përfaqësia e dalë nga LSSH ’90-’91 duhet të hartojë dhe shpallë mocionin politik për ndryshim në organizimin e shtetit shqiptar. Për këtë, kërkohen të gjenden bashkëpunimet, kompromiset dhe aleancat për realizimin e këtij mocioni, të cilat detyrimisht të kenë lidhje me revolucionin me mjete demokratike të Dhjetorit ’90.
2. Realiteti i shfaqur nga partitë politike të shprehive Dinastike, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin partiak, pa u reformuar, do të konsiderohet praktikë komuniste.
3. Ndryshimi i klimës politike është domosdoshmëri që realizohet nepërmjet rikrijimit të kompromiseve të favorshme për bashkërendimin e forcave pa dallim bindjesh politike, feje dhe krahine.
Si mund të jetë ky Pol dhe çfarë raportesh do të kishte me spektrin politik?
Duhet të merret nisma për krijimin e një Grupimi politik me emrin “Poli Konservator Republikan”, i cili të synojë në krijimin e Trinomit Studentë të Dhjetorit ‘90, Disidencë Antikomuniste dhe Qytetaria Tradicionale dhe e Re; konsolidimi i Moralit në Politikë si kusht parësor dhe vendimtar për të marrë nisma të mëdha institucionale dhe elektorale. Të evidentohet Hirearkia e vlerave reale të elitës qytetare, përkundrejt antivlerave, si bazë e tejkalimit të krizës morale ekzistuese. Duke qënë se faktorët që sollën forcat demokratike në pushtet 22 vjet më parë janë të ndarë në Dinastike-Mbretërore dhe Kolegjiale, e djathta shqiptare nuk mund të kthehet në pushtet. Kjo sjell nevojën e krijimit të Polit Konservator Republikan si një forcë politike me aleancë në mendim dhe veprim, ide të kthejllta, raporte të qarta me faktorët e moralshëm politikë dhe socialë, duke bërë:
1. Aleancë mendore të partive që krijojnë Polin Konservator Republikan.
2. Program elektoral duke u mbështetur në Idealet e Studentëve të Dhjetorit 90.
3. Thithjen dhe përfshirjen në politikë të faktorëve që sollën dhe mbështetën demokracinë si edhe individë me nisma të qënësishme politike.
4. Bashkëpunim me Opozitën e djathtë duke qartësuar sjelljen dhe shpalosjen e veprimit politik si Dinastik-Mbretëror apo Kolegjial me gjetjen “E Djathta drejt pushtetit nëpërmjet Moralit dhe Alternativës”
5. Instalimin përfundimtar të koncepteve Opozitë dhe Oponence, mjaft të domosdoshme për debatin politik dhe akademik, si mjetin e vetëm të ndërtimit të një shoqërie demokratike të denjë për të qënë në Europën e Bashkuar.
6. Poli Konservator Republikan të punojë që të kalohet me hapa të shpejtë në fazën e Evolucionit, fazë kjo e lidhur me
-Moralin në Politikë
-Drejtesinë e Pronës
-Institucionalizimin e Mendimit dhe Veprimit.
7. Poli të konsiderojë partnere të denja shoqatat që mbështesin politikën kombëtare, të mbështesë inisiativën e lirë dhe të rrafshëzuar udhëhequr nga mendimi i përparuar shkencor, ngritjen e shoqërisë civile si pushtet më vehte në funksion të konsolidimit të së drejtës morale, zbardhjen e pronës dhe zgjidhjen me dokumenta të rregullta pronësie, zhvillimin e kushteve që mendimi elitar të përcaktojë hirearkinë e vlerave, të punojë sëbashku me traditën duke i krijuar kushte optimale të resë për shprehjen e saj, organizimin mbi bazë trevash dhe zakonesh,etj
*) Lëvizja Studentore Shqiptare
Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com