Shqipëria dhe Polonia luajnë nesër në 20:45 në “Air Albania”, një ndeshje e shumëpritur nga tifozët, ndërsa FSHF ka bërë me dije se me një leje speciale, për këtë duel janë shitur të gjitha biletat dhe në tribunë do të ketë 22 mijë mbështetës kuqezi. Pas këtij lajmi ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka kritikuar jo pak kreun e FSHF-së, Armand Dukën, ndërsa thekson se stadiumi mbushet plot, në një kohë kur mbulesa vaksinale në vend është vetëm 40%.
Ai akuzon Dukën për papërgjegjshmëri, ndërsa shton se si mund të lejohet një pjesëmarrje e tillë tifozësh në stadiume, kur shtyrja e nisjes së mësimit në Universiteti po shtyhet pikërisht për të rritur mbrojtjen vaksinale e për të shmangur vatra infeksioni.
Braçe kujton edhe sfidën Atalanta – Valencia në Champions, ku shumë tifozë u infektuan me COVD më shumë se një vit më parë, duke e kthyer Bergamon në një vatër infeksioni.
"Stadiumi plot? Me 40% mbulesë vaksinale? Me këtë numër infektimesh ditore veçanërisht në Tiranë? Me këtë numër vdekjesh? Për më tepër kur ne po shtyjmë çeljen e universiteteve javë për javë pikërisht për të arritur mbrojtjen vaksinale e shmangur vatra infeksioni?! Shikoni, e kuptoj që dëshira është shumë e madhe, nevoja, pasioni gjithashtu; Por kujtoni dramën e Bergamos pas asaj ndeshjeje në San Siro! Nuk dëmton përkundrazi e kthen një ambient të sigurt një normë prej 40-50% të vendeve në stadium, në distancë e me maska! E di, i kam dëgjuar boll ato fjalitë “klubet plote”, “shkollat hapur”, “autobusët po plot”, “koncertet e kastës”, “premierat e Xhejmsit” etj etj: por shihini tabelat me të dhënat e Italisë, Spanjës, Gjermanisë; një vaksinë duhej, duhet për të qenë të lirë! dhe shihini stadiumet e tyre si funksionojnë! Pa vaksinë dhe të papërgjegjshëm, veç ky në foto mund të katandise! Vaksina është liri!", shkruan Braçe.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor, 16:04
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
REPLIKAT/ Braçe shpërthen ndaj Lapajt: Fashist i vogël i Berishës, ndal shantazhet! I përgjigjet kreu i ‘Shqipëria Bëhet’: Po më kërcënon
7 Dhjetor, 12:50
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor, 10:46
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor, 21:35
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Evropiani 2027 me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi kundër Armand Dukës: Tradhti, dhjetëra mijëra të vrarë dhe gra të dhunuara
20 Nëntor, 16:20
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58
Ne U.S.A kane filluar aktivitetet,por kerkohet qe te jesh i vaksinuar.S'ke bere vaksinen,s'ke bilete.Ne ambiente te tjera si dyqanet,vaksinen nuk t'a kerkojne,por maska duhet patjeter.Shqiperia duhet te beje te njejten gje.
PërgjigjuPo si nuk e kuptoni llogjiken? A shkoni ne kafe, bare, markete, urbane, pune e kudo, pa maske, pa ndonje kufizim te vaksinimit ose jo? Llogjika eshte e thjeshte, propogande. Kur behet fjale per pordhe ne TV oh sa te mire jemi, te gjithe mbathin maskat, madje nga dy, me logo me gjera, thua ti ca behet ketu. Sa fillon realiteti, njesoj, si para dhe pas pandemise. Nje deputet si Brace mire ben qe flet per kete pune, por ti kerkoje llogari komisionit teknik te qyqeve per kete pune.
PërgjigjuNuk e kuptoj llogjiken e qeverise...universitet me auditore 100 veta mbyllur stadiumi me 22 mije vete hapur ..ok mos i detyroni studentet te bejne vaksinen nderkohe qe ne stadium do shkojne te gjithe te pavaksinuar...apo do e beje pushim neser virusi kur te luaj kombetarja.. ku eshte komiteti i eksperteve apo kan shkuar ti thone virusit te zhduket neser ne darke...mjere ne qe qeverisemi nga budallenjte...po ska faj fjala e urte qe thot populli meriton qeverine qe ka...popull budalla
PërgjigjuMinistria e Shendetesise duhet te nxjerre udhezime per raste te tilla...te gjithe pjesemarresit ne stadium duhet te jene te vaksinuar...
Përgjigjupo kur shkon KM ne opera turma sta vret syte ty?? Po mitingjet e berishes?? ikni mor hipokrita