22 vite nga masakra e Krushës së Madhe në Kosovë, Taulant Balla: Pse Basha refuzon t’i kthejë provën Kosovës dhe drejtësisë

22 vite nga masakra e Krushës së Madhe në Kosovë, Taulant Balla: Pse Basha refuzon t’i kthejë provën Kosovës dhe drejtësisë

Foto nga Krusha

Dje u shënua 22-vjetori nga masakra në Krushë të Madhe në Kosovë, ku forcat serbe vranë 243 persona dhe dogjën 893 shtëpi. Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe shumë persona nga ky fshat ende vazhdojnë të jenë të pagjetur.

Lidhur me këtë masakër  nuk ka pasur një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar për krimet e kryera në këtë fshat. Sulmi i serbëve ndaj kosovarëve erdhi një ditë pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Serbi.

Me rastin e këtij përvjetori, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kujtuar gjenocidin serb kundër shqiptarëve të Krushës së madhe. Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Balla shkruan se personi që e filmoi ia dorëzoi Lulzim Bashës, por sipas tij, askush nuk e di pse kryedemokrati refuzon t’ia kthejë këtë provë Kosovës dhe drejtësisë.

"LIRIA KA EMËR   KRUSHA E MADHE. Sot bëhen 22 vite nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe. Urdhëruesit dhe autorët e kësaj masakre nuk janë vënë ende para drejtësisë   Provë e kësaj masakre ishte një kasetë filmike, të cilën personi dëshmitar që e filmoi ia dorëzoi Lulezim Bashës (asokohe punonjës i GJNKL), por që një zot e di pse refuzon t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë", tha Balla. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?