Një grup i ish punëtorëve të Radio Televizionit të Prishtinës, përkujtuan sot 5 korrikun si ditën kur okupatori serb I dëboi ata nga puna, pas mbylljes së këtij institucioni. Në një konferencë për media ata e cilësuan 5 korrikun e vitit 1990 si fillimin e fushatës së egër gjenocidale në kulturën e Kosovës, që pasoi me mbylljen e shtëpisë botuese Rilindja, Universitetin e Prishtinës, Akademinë e shkencave dhe arteve , dhe teatrin e Prishtinës.
Ish punonjësit e RTP-së e ritheksuan rëndësinë e madhe që kishte ky medium në kohët më të vështirra të Kosovës.
Ata përkujtuan se mbyllja e Radiotelevizionit të Prishtinës, erdhi menjëherë pas miratimit të deklaratës kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, ku ky institucion i dha popullaritet vendimeve të atëhershme.
Kosova tani ka tri televizione nacionale, njëri është publik RTK, derisa Prishtina as sot nuk ka televizion lokal.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com