KUKËS- Një 22-vjeçar nga Franca ka rënë në pranga në Morinë. Ai ishte duke kaluar pikën kufitare me kanabis me vete.

Blutë e Kukësit informojnë se droga ishte e fshehur në një çantë dhe se ishte e ndarë në formën e cigareve.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. A.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., shërbimet e Policisë i gjetën të fshehur në çantë një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, të ndarë në formën e cigareve, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia e Kukësit.

22-vjeçari nga Franca akuzohet për trafikim të narkotikëve.