Një grup me 23 diplomatë rusë të cilët dyshohet se e spiunojnë Britaninë e Madhe te Vladimir Putini u dërguan sot për në Moskë me një avion VIP tepër të përfolur dhe që njihet si 'Air Cocaine' në vazhdën e helmimit të agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Angli, gjë për të cilën Londra ka akuzuar Moskën.
Avioni elitar “Ilyushin” që u ngrit nga aeroporti “London Stansted” për të transportuar të dërguarit dhe familjet e tyre ndodhet në qendër të asaj që dyshohet si skandali më i madh i trafikut të drogës në kuadër të Kupës së Botës.

Megjithatë  ambasadori rus në Londër tha se “një avion fantastik është dërguar” për ta.

 

s.k/Shqiptarja.com