Ja si u grabit toka 2.3 mln euro në Rradhimë nga i dënuari me 3 vjet burg! 8 persona blenë pronën tek një anonim

Ja si u grabit toka 2.3 mln euro në Rradhimë nga i dënuari me 3 vjet burg! 8 persona blenë pronën tek një anonim

Foto ilustruese

VLORË - I vendoset sekuestro preventive me vendim të gjykatës, një sipërfaqeje toke të mbjellë me pemë në zonën e Radhimë, që kap vlerën 2. 3 milionë euro, pasi pronari i saj, Aleksandër Lagji, dyshohet për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. "Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj Alesandër Lagji, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve", thotë Policia e Vlorës.

Aleksandër Lagji,i dënuar me 3 vite burgim nga gjykata e Apelit Vlorë, është njeriu që ka ngritur një skemë perfekte të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Vlorës. Tashmë prokuroria e Vlorës, gjatë hetimeve të kryera ka arritur të bjerë në gjurmët e këtyre mekanizmave dhe pak ditë më parë ka vendosur të sekuestrojë një sipërfaqe toke prej 22 mijë e 880 metra katror. Hetimet e kryera nga prokurori Kledian Llaho në bashkëpunim edhe me oficerët e policisë së Vlorës, kanë hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur. Ndërkohë prona tashmë e sekuestruar është vlerësuar me një shumë financiare prej 2.3 milion euro dhe ndodhet në bregdetin e Rradhimës.

Sipas hetimeve të kryera rezulton se personi nën hetim Aleksandër Lagji, përdor një sërë mekanizmash kontraktuale, duke firmosur nëpërmjet familjarëve të tij, si nënës dhe vëllait, dhe më pas arrin të përfitojë me letra sipërfaqe të tëra toke në bregun e detit. Një skemë të tillë, si në rastin e zaptimit të tokës dhe më pas shitjen e saj, Lagji e ka kryer edhe në një territor tjetër në Rradhimë, ku për këtë çështje është marrë i pandehur dhe dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Apelit Vlorë.

Nga verifikimet e kryera nga “Shqiptarja.com” rezulton se shitja e sipërfaqes tokësore 22880 m2 nga Aleksandër Lagji, është kryer duke përdorur emrin e nënës së tij M.Lagji. Shitja është kryer tek Agim Islamaj dhe sipas kontratës noteriale vlera e çmimit është 56 milion lekë të vjetra. Mirëpo nga verifikimet që janë kryer në Këshillin e Qarkut Vlorë, rezulton se në listën e marrjes së tokës në pronësi në fshatin Rradhimë, nga babai i Aleksandërit, Meto Lagji, ky i fundit ka përfituar në vitin 1991, një sipërfaqe toke prej 5000 m2 tokë arë në vendin e quajtur Dhimosel, në Rradhimë të Vlorës. Mandej janë verifikuar me imtësi një sërë dokumentesh të tjera, ku nga konstatimi i një dokumenti që dyshohet i falsifikuar, me nr.2190 dhe pa datë, “Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi” në emër të Meto Lagjit, rezulton se ky i fundit ka përfituar nga Komisioni i Tokës në fshatin Rradhimë një sipërfaqe prej 28 mijë e 990 metra katror tokë arë në vendin e quajtur Dhimosel. Ky akt pronësi është përdorur fillimisht për regjistrimin e sipërfaqes prej 6830 metra katrorë në hipotekën e Vlorës.

Mandej pikërisht në hipotekën e Vlorës dokumentet janë firmosur nga juristja e këtij institucioni Blerina Dhrami, e dënuar për “Shpërdorim detyre”, e cila ka certifikuar dhe sipërfaqen tjetër prej 22880 m2, ku fillimisht në 3 nëntor 2006, ka lëshuar certifikatën e pronësisë dhe pas 7 vitesh në 25 mars 2013, kjo juriste ka lëshuar dhe kartelën e kësaj pasurie. Në një kohë kur certifikata dhe kartela e pasurisë sipas ligjit dalin në të njëjtën ditë dhe shoqërojnë njëra-tjetrën.

Lidhur me mënyrën e përfitimit të kësaj pasurie prej 22 mijë e 880 m2 dhe shitjen e saj tek personat e tretë, prokuroria e Vlorës ka marrë në pyetje nënën e Aleksandër Lagjit, e cila ka deklaruar se nuk dinte se në çfarë rrethana ishte regjistruar prona në prokurorinë e Vlorës.

 Tre ditë pas nxjerrjes së kartelës së pasurisë nga hipoteka Vlorë, në datën 28 mars 2013, Aleksandër Lagji ka filluar shitjen e pasurisë fillimisht tek Agim Islamaj, të cilit ia ka shitur sipërfaqen prej 22880 m2, kundrejt një shume prej 56 milion lekë të vjetra. Mandej Islamaj ka vijuar shitjen tek persona të tjerë ku ka firmosur 8 kontrata të tjera me blerësit, mes të cilëve edhe avokati i njohur Eno Bushi.

Shitja është kryer në pjesë të ndara, të cilat janë ndarë në 2 prill 2014 dhe të gjitha veprimet janë kryer nga juristja e hipotekës së Vlorës Blerina Dhrami. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje të blerësit të parë të sipërfaqes së tokës prej 22 mijë e 880 m2 rezulton se ai nuk ka patur mundësi financiare dhe nuk ka paguar para për blerjen e kësaj pasurie në Rradhimë të Vlorës. Por kalimi i pronësisë në emër të tij është kryer me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së paligjshme të pasurisë së tjetërsuar. Prokuroria thotë se fakti që Islamaj nuk njeh asnjë nga personat blerës të kësaj sipërfaqe toke, tregon qartë se pas këtij mekanizmi tepër të sofistikuar qëndron i dënuari me tre vite burgim Aleksandër Lagji.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli Kasem Dorraci: 17/12/2019 22:18

    Notere qe nuk dine te mbulojn mutrat qe bejne.a pika qe su bie

    Përgjigju
  • Vicidoli: 17/12/2019 17:36

    Rrnoft Birisha na bani me tok e prona dhe bani drejtsi e qiti jurist notere madje dhe gomere

    Përgjigju
  • Arber: 17/12/2019 16:58

    Deri sa te kujtohet Ministria e Drejtesise te beje vettingun e Notereve , keta te fundit do i nxjerrin gurin e themelit.Keta pseudopokuroret qe bejne sikur zbulojne rroten a thua nuk ua pret mendja qe bernda kesaj skeme jane edhe nepunes hipotekash , qe nga juristi e deri tek drejtori si dhe Noteret qe mbushin xhepin e i shkelin syrin ligjit po edhe prokurorit . Corbe qe hane vetem qente .

    Përgjigju
  • Pyka: 17/12/2019 16:45

    Korrupsioni në zyrat e legalizimeve,është tmerr i vërtet!!Vlora=Durresi= Shkodra=Fieri=korrupsion total,ka dalë jashtë kontrollit!Ky i Fierit është më fantastik,të përcjell dhe nuk bën asgjë.Te lë që ta kuptosh!

    Përgjigju
  • XYZ ZXY: 17/12/2019 16:30

    Mire do denohen oto qe e grabiten por a do denohen ato qe se ruajten ? ME THJESHTE NE EMER TE KUJT ESHTE RREGISTRUAR PRONA SHTETERORE ? APO NUK ESHTE RREGISTRUAR FARE ? NESE JO DUHET GJITHE QEVERITE NGA 1991 NE BURG

    Përgjigju
  • Hosteni: 17/12/2019 14:44

    Tralala zura nje gale

    Përgjigju
    • O tej: 17/12/2019 17:41

      Rrofsh o Sale se na bere me shale

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje