23 qershori, Burgaj: 6200 policë
dhe helikopterë në gatishmëri

23 qershori, Burgaj: 6200 policë<br />dhe helikopterë në gatishmëri
TIRANE - Drejtori i Policisë së Shtetit doli në një konferencë për median për të njoftuar masat e marra për ditën e zgjedhjeve. Mbi 6200 punonjës të policisë do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë gjatë procesit zgjedhor të 23 qershorit si dhe helikopterë të ushtrisë do të jenë në gadishmëri në rast nevoje për të ndërhyrë në zonat ku mund të ketë probleme. Hysni Burgaj pranoi se incidentet e ndodhura deri më tani me vendosje tritoli, dhunim të shtetasve, janë klasifikuar si kërcënime elektorale.

34 INCIDENTE NE FUSHATE, 25% RASTE KANOSJE DHE DHUNE
Burgaj raporti se janë shënuar 44 incidente. 8 raste para fushatës elektorale dhe 34 gjatë fushatës zgjedhore. Numri më i madh në Tiranë, Elbasan, Shkodër e Vlorë.
“Kemi të bëjmë me incidente të lehta ku më të dukshme kanë qenë dëmtimet e posterave të subjekteve elektorale. Këto zënë 65 % të numrit të përgjithshëm. 25 % e rasteve kemi të bëjmë më kanosje e dhune. Reagimi i policisë në këto raste ka qenë i menjëhershëm duke kryer veprimet konform ligjit dhe vazhdon me intensitet puna për zbardhjen e ngjarjeve në Vlorë, Kukës, Prezë e Shkodër.”

"Gjatë kësaj periudhe nga strukturat e Policisë së Shtetit është menaxhuar siguria publike gjatë zhvillimit të 3.312 aktiviteteve elektorale, një shifër kjo mbi dy herë më e lartë se ajo e zgjedhjeve të vitit 2011, duke angazhuar me shërbim shtesë personelin policor për 3603 orë në të gjitha strukturat e policisë.
Gjatë këtij procesi zgjedhor, është evidentuar një rënie e numrit të incidenteve zgjedhore dhe ngjarjeve të lidhura me procesin zgjedhor me 16 raste më pak."- tha Burgaj.
 
KERCENIMET ME TRITOL, PO I HETOJME
I pyetur në lidhje me hetimet për incidentet elektorale ku ka pasur shpërthim tritoli, (3 në Shkodër e në Vlorë), nëse pas tyre fshihen persona me precendentë penalë dhe mbështetje me prapavijë politike Burgaj tha “Në 4 raste, po punojmë në mënyrë intesive. Hetimet udhëhiqen nga prokuroria në momentin e duhur do i bëjmë publike”.

 Lidhur me rastin e fundit të shpërthimit me tritol në katin e parë të banesës në rikonstruksion të kreut të PD-së në Shkodër Astrit Bushati, Burgaj tha se pista kryesore e hetimit është kërcënimi “për të trembur për të mos marrë pjesë në fushatë. Rreth kësaj po hetojmë. Kemi të dyshuar por një vetëm është autori”

6200 POLICE TE ANGAZHUAR, JA DETYRAT E POLICISE
Burgaj thotë se vëmendje i është kushtuar dhënies së udhëzimeve të punonjësve të policisë. "Sot janë planifikuar 6200 punonjës policie dhe për të garantuar mbulimin e të gjitha subjekteve 750 forca policore do të zhvendosen në zonat ku organika nuk mund t’i plotësojë"- tha Burgaj duke shtuar se në 18:00 do të merren në dorëzim materialet zgjedhore.

“Policia e shtetit garanton se do të vijojë me angazhim maksimal përpjekjet për të siguruar, larg çdo ndikimi politik, duke i shërbyer ligjit dhe qytetarëve me qëllim që të shprehin votën e lirë”- tha Burgaj duke i bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe qytetarëve “ Të distancohen nga veprimet antiligjore të indivdëve të veçantë që tentojnë ta cënojnë atë. “

Veprimtaria e policisë do të fokusohet në drejtimin e marrjes dhe ruajtjes së QV dhe ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik  në këto QV nëse do të kërkohet nga komisionerët.
-Do bashkëpunojmë me prokurorinë
-Do shoqërojmë kutitë e votimit
-Do bashkëpunojmë me përfaqësuesit e KZAZ
-Monitorojmë sigurinë publike në nivel vendor e qendror , duke marrë çdo informacion me qëllim parandalimin e incidenteve
-Shoqërimin e materialeve në KQZ

APELI DREJTUAR POLICEVE: JINI DINJITOZE,DO JU MBROJ NGA PRESIONET
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i bëri thirrje forcave të policisë të jenë dinjitozë duke i dhënë garancinë se ai do të jetë gjithmonë në krah të tyre për t’i mbrojtur larg çdo presioni. Gjithashtu garanto se të gjithë do të marrin pagesat për orët shtesë që do të punojnë në këto ditë tepër intensive të procesi zgjedhor. ”U kërkoj të vazhdojnë të qëndrojnë dinjitoz.  Unë ju siguroj që askush kushdoqoftë ai, i cilësdo palë nuk do të guxojë të ushtrojë presion ndaj asnjë punonjësi të policisë së Shtetit. Drejtues i këtij institucioni jam unë dhe i garantoj se çdo polic nuk do i çënohet asnjë e drejtë sa të jem unë drejtor. Për pagesën i kemi paguar dhe trajtuar, 2 muaj me vonesë, poor i kemi paguar. I kemi marrë masat për pagesë me lek në dorë dhe shpresoj të jenë të kënaqur me këtë trajtim”- tha Burgaj.

ZGJEDHJET, NE DISPOZICION DHE HELIKOPTERË TË USHTRISË
I pyetur nëse ka ndonjë listë me zonat zgjedhore që janë më të rrezikuara për tensione Burgaj u përgjigj se janë vënë në dispozicion dhe helikopterë të ushtrisë.
“Jemi të përgatitur dhe kemi plan të veçantë për këto zgjedhje.  Kemi vënë në dispozicion helikopterë të ushtrisë në zona në gadishmëri për të vepruar në çdo rast, dhe forca të gatshme për të vepruar në çdo moment”

DOREHEQJA E SHEFIT TE RENDIT, BURGAJ: KISHTE DOBESI, S’E PËRBALLONTE DOT
Lidhur me dorëheqjen e shefit të rendit në Kukës, Embro Zholi,  Burgaj u përgjigj se ishte i pakënaqur për punën e tij.
“Me keqaredhje shprehëm se është një oficer polciie komisioni i apeliot e ka marrë në shqyri, ka qenë në prag të lirimit për t’i dhënë mundësinë e fundit une e transferova në Kukës. Ka shfaqur dobësi të theskuara në punë, kur shef i komisariatit e ka kërkuar në zyrtë është debatuar me një punonjës të SHKB. Ne mund të debatojmë gjatë gjithë ditës jo me punonjësin e SHKB por dhe me  qytetarë. Ai e ka bërë kërkesën thjesht për tu liruar, unë po deshët jua jap kërkesën”

Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime

U bllokua në malin e Vunoit në Himarë, turisti gjerman shpëtohet pas 5 orëve kërkime