23 qershori, INDRA merr lekët
projektet nuk do të bëhen

23 qershori, INDRA merr lekët<br />projektet nuk do të bëhen
TIRANE -  Projektet pilotë për numërimin elektronik në Qarkun e Fierit si dhe verifikimin e mjeteve identifikuese të zgjedhësve në Qarkun e Tiranës, duket se po shkojnë drejt dështimit, kjo pas afatit kohor shumë të ngushtë që mbetet për t`u implementuar në terren.

Gjithësesi lekët e shqiptarëve do të shkojnë për pagimin e kësaj teknologjie që rrezikon të mbetet vetëm një ide. Deri më tani kompania spanjolle INDRA ka marrë më shumë se 2,4 milionë euro për këto dy projekte, pavarësisht nëse ato do të implementohen apo jo.

Kontrata e lidhur me KQZ parashikon që pagesa e kompanisë INDRA fillon një ditë pas nënshkrimit të kontratës dhe pas çdo faze të projektit ajo do të marrë një pjesë të shumës.
Për projektin e identifikimit elektronik të zgjedhësve që do të zbatohet në Tiranë INDRA ka marrë 90 për qind të shumës, plot 2.3 milionë euro edhe pse projekti, pas testimit rezultoi se nuk përmbushte një sër kërkesash nga partitë politike.

E ndërsa sistemi për verifikimin elektronik për mjetet elektronike mund të ketë edhe një shans, numërimi elektronik ka dështuar edhe zyrtarisht, pasi numri i partive të regjistruara në zgjedhje ishte disa herë më i madh se fleta specifike e votimit me 42 parti e miratuar për këtë proces.

Për këtë projekt për të cilin pritet vetëm vendimi i KQZ-së për moszbatimin në këto zgjedhje, kompania ka marrë 70 për qind të shumës, pra 966 mijë euro, të cilat nuk i kthehen pas taksapaguesit shqiptar.

SEN që është parashikuar për tu aplikuar në Qarkun e Fierit kërkonte që fleta e votimit të përmbante vetëm 42 subjekte, por fleta përfundimtare që do të përdoret në zgjedhje përfshinë 66 subjekte.

Me përjashtim të Qarkut të Fierit dhe të Vlorës, ku do të kandidojnë edhe dy kandidatë të pavarur, konkretisht Dritan Prifti dhe Arben Malaj. Për Partinë Socialiste, KQZ-ja është përgjegjëse, jo vetëm për vonesat në zbatimin e projekteve, por edhe për kontratën, e cila penalizon shtetin shqiptar.

Ndërkohë që partitë ngritën shqetësimin edhe lidhur me mungesën e sigurisë në verifikimin elektronik të zgjedhësve në Tiranë, ku një votim i dyfishtë nga i njëjti person arrin që të identifikohet vetëm pas 48 orëve. Gjithashtu elektronika në Tiranë nuk përjashtonte edhe ndërhyrjen nga jashtë sistemit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit