23 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë! Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend

23 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë! Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend

Spitali Infektiv

Dy qytetarë të moshave 65 dhe 84 vjeç, një nga Delvina dhe një nga Fieri, nuk kanë mundur ti mbijetojnë COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa nga 3093 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (20 Maj 2021)

Raste të reja ditore         23

Të shëruar në 24 orë      629

Të shtruar në spitale      68

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                3,093 

Testime totale            688,709

Raste pozitive             132,118

Raste të shëruara        127,869

Raste Aktive                  1,809

Humbje jete                  2,440

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1254

Korçë            136

Shkodër       106

Vlorë             53

Elbasan        48

Lezhë           46

Fier               44

Gjirokastër   42

Berat             42

Durrës          24

Kukës           13

Dibër           1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:34
Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend

Në vendin tonë që me nisjen e vaksinimit masiv janë kryer 700 000 vaksinime. Lajmin e dha ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu , e cila përmes një foto shkruan se në të gjithë Shqipërinë janë kryer 700 mijë vaksinime në total.

Qeveria ka vendosur objektivin e saj që brenda qershorit të kryhen 1 milion vaksinime. Vaksinimi masiv vijon në vendin tonë me kalendar të kombinuar me moshat +60 vjeç, operatorët turistik, efektiv policie, gazetarët dhe operatorët e terrenit etj.

Ndërkohë në vendin tonë ka një vonesë të vaksinës Sinovac, vonesë e paralajmëruar më datë 5 prill të këtij vitit nga kompania Turke “Keymen Ilac Sanayi ve ticaret” e cila bën furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze CORONAVAC (VERO CELL) të prodhuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. Report tv ka mësuar se kjo kompani ka ndërprerë furnizimin e distributorit turk “Keymen” me vaksinën Coronavac (Vero Cell). Për këtë arsye kompania turke propozon që të sjellë në Shqipëri vaksinën që po përdoret aktualisht në Turqi, Coronavac 600 SU/IM-Suspension të prodhuar nga Sinovac.  Kompania turke garanton që të dyja vaksinat kanë të njëjtën formulë që prodhohet nga e njëjta kompani. Komiteti i Ekspertëve për Imunizimin shprehu dakortësinë për përdorimin e kësaj vaksine që u mbështet edhe nga Komiteti Teknik i Ekspërtëve që më pas u zyrtarizua dhe me akt normativ.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë