TIRANE- E.K është 23 vjeç dhe studion në degën e Financës pranë fakultetit Ekonomik. Djalit nga Tirana, iu desh shumë kohë për të pranuar prirjet dhe seksualitetin e tij.
Prej dy vitesh ai ndan një lidhje në distancë me një djalë që jeton në Gjermani. “Kjo ka qenë zgjedhja ime dhe nuk pendohem për asgjë”, rrëfen E.K për Shqiptarja.com. Ai është shumë krenarë për familjen dhe për gjithçka që ata kanë bërë për rritjen dhe edukimin e tij. E.k kundërshton të mendoj se zgjidhja që ka bërë është e gabuar.
“Nuk shoh asgjë të gabuar në vendimin që unë kam marrë dhe në mënyrën se si unë kam vendosur ta ndërtoj jetën time”, shton studenti i Ekonomikut. Gjëja që ai vuan më shumë ka të bëj me mënyrën se si në vendin tonë shihen njerëzit që mendojnë dhe veprojnë si ai.
“Nuk e mendoj kurrsesi të jetoj në Shqipëri, kjo do të ishte një fatalitet për familjen dhe për mua njëkohësisht”, shton E.K. Sipas studentit familja e tij do të shkatërrohej nëse ai do ti bënte me dije prirjet që ka dhe se për kulturën dhe mendësinë e familjes së tij kjo gjë është më shumë se një tabu. “ Zgjidhja ime e vetme është që të jetoj jashtë Shqipërisë, kështu do të jem në rregull me veten dhe nuk do të jem një shqetësim për familjen”. Para 4 vitesh E.K pranoi se kishte prirje homoseksuale. Ka qenë një vendim i vështirë të cilin ai e mbajti të fshehur për shumë kohë. Falë atij vendimi E.K, ka humbur një pjesë të mirë të shoqërisë së tij me të cilët ka ndarë historinë personale.
I vetmi person me të cilin E.K flet lirshëm është shoqja e tij e fëmijërisë e cila në fillim e kundërshtoi vendimin e marrë, por tashmë e ka pranuar zgjedhjen e bërë nga miku i saj. “Në Shqipëri është masakër të pranosh që je gei dhe që prirjet e tua janë ndryshe me ato të shumicës, nuk e imagjinoj dot ditën në të cilën këtë gjë duhet ta ndaj me prindërit e mi”, vazhdon rrëfimin e tij E.K. Lidhjen e tij të parë djali nga Tirana e ndërtoi në moshën 18 vjeçare dhe ajo lidhje zgjati më shumë se një vit.
Falë asaj lidhjeje dhe atij komunikimi që arriti të ndërtoj me të dashurin e tij E.K, pranoi se preferencat e tij seksuale ishin të prirura drejt meshkujve. Mënyra e organizimit të ditës, bisedat, miqtë kanë ndryshuar rrënjësisht që nga koha kur studenti i Ekonomikut pranoi prirjet e tij. Rezultatet që ka në shkollë janë të larta dhe në përfundim të studimeve këtë vit, E.K mendon të vazhdoj ciklin e studimeve në Gjermani ku jeton edhe i dashuri i tij.
Shkrimi u publikua sot (22.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com