23 vjeçari grek grabit shqiptarin në rrugë, por s’i kishte bërë mirë llogaritë! 54-vjeçari e ndjek, i jep 'një dru të mirë' dhe ia dorëzon policisë

23 vjeçari grek grabit shqiptarin në rrugë, por s’i kishte bërë mirë llogaritë! 54-vjeçari e ndjek, i jep 'një dru të mirë' dhe ia dorëzon policisë

Policia greke

Një i ri grek, 23-vjeç, u nis për të grabituar një shqiptar në Volos të Greqisë por nuk e kishte menduar mirë siç duket se me kë kishte të bënte.

Ai ka para 54-vjeçarin shqiptar teksa ecte rrugës, i është ishte afruar nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë! Mbasi mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por viktima nuk u dorëzua.

Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një tjetër që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe i kanë ‘futur’ një ‘dru të mirë’ derisa ka ardhur policia, të cilët e kanë marrë grabitësin me pranga. I riu u dërgua në Sigurim, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

‘Ta kisha kap unë nga fyti, s’e lëshoja’, habit Flamur Noka: Skenari ishte që të vritej agresori dhe të shpërthente dhuna

‘Ta kisha kap unë nga fyti, s’e lëshoja’, habit Flamur Noka: Skenari ishte që të vritej agresori dhe të shpërthente dhuna