Policia greke ka transportuar në Athinë  rreth 2300 klandestinë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke shuar shpresat e tyre për të kërkuar azil në vendet e Evropës perëndimore. Në operacion u angazhuan rreth 350 oficerë policie, 45 autobusë bënë tranferimin e tyre në një nga stadiumet e kryeqytetit grek dhe në ambientet e pashfrytëzueshme të aeroportit “Hellinikon” në Athinë.