23-vjetori i sulmeve terroriste, Ambasada e SHBA: Ditë që ndryshoi përgjithmonë botën

23-vjetori i sulmeve terroriste, Ambasada e SHBA: Ditë që ndryshoi përgjithmonë botën

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar sot 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se 11 shtatori konsiderohet si dita që ndryshoi përgjithmonë botën.

Ambasada ka ftuar qytetarët tu bashkohen homazheve me një foto nga qielli, nën moton “Remember the Sky”. 

“Sot ne nderojmë amerikanët e guximshëm që u përballën me tragjedinë e 11 shtatorit me trimëri dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm. Këtë vit, teksa përkujtojmë përvjetorin e ditës që ndryshoi botën tonë përgjithmonë, ju ftojmë të na bashkoheni në një homazh të veçantë—Remember the Sky (Kujtoni Qiellin). Këtë 11 shtator, shpenzoni një çast për të fotografuar qiellin nga kudo ku jeni dhe ndajeni duke përdorur #NeverForget911 dhe Remember The Sky”, shkruhet në postim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit