24 orë nga atentati në Tapizë/ Policia nuk gjen dot autorët e as vetë njeriun objektiv të sulmit, Durim Bamin! Në makinën e djegur u gjet kallashnikov

24 orë nga atentati në Tapizë/ Policia nuk gjen dot autorët e as vetë njeriun objektiv të sulmit, Durim Bamin! Në makinën e djegur u gjet kallashnikov

Durim Bami dhe makina e djegur e autorëve

TAPIZË- Kur kanë kaluar 24 orë nga atentati me pesë plumba në drejtim të Durim Bamit dhe kushëririt të tij, Ervin Kodra, policia e Krujës ende nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen e objektivit të sulmit me armë, Durim Bami, por dhe të autorëve të këtij krimi. Personat që kanë ngritur pritën e armatosur në urën e Tapizës me qëllim për të vrarë Durim Bamin, nuk janë identifikuar ende, kjo pasi makina e gjendur plotësisht e djegur, nuk ka pasur targa dhe numri i shashisë së mjetit tip “Golf 5”, ishte plotësisht i djegur.

Kjo ka sjellë mos identifikimin e personit që ka pasur në përdorim këtë automjet. Në automjetin e djegur, i cili është gjetur nga policia në Valias janë gjetur në brendësi të tij u gjet dhe një kallashnikov. Ervin Kodra, pasi është marrë për herë të dytë në pyetje ka treguar se ka qenë në makinë me Durim Bamin, por ka refuzuar të tregoj detaje ku janë takuar, ku janë ndarë apo ku ndodhet aktualisht.

Ndërkohë policia e Krujës ka kërkuar dje ndihmën e specialistëve nga Tirana, për të bërë identifikimin e numrave të shashisë së mjetit të djegur, që autorët përdorën. Nga ana tjetër vështirësi në këtë ngjarje, policia ka hasur dhe për gjetjen e Durim Bamit, për të cilin deri në këto momente, nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet. Policia e kërkon për të marrë një deklarim nga Bami. Por me sa duket ky i fundit është fshehur pasi në vendngjarje janë konstatuar dy lloje gëzhojash, pistolete dhe automatiku. Kjo ka bërë që policia dhe prokuroria e Krujës, të ngrenë dyshime të forta se mes ekzekutorëve dhe vetë objektivit të këtij atentati Durim Bami, të ketë patur shkëmbim zjarri, ku Bami besohet se i është kundërpërgjigjur me pistoletë. Nga ky shkëmbim zjarri, në makinën ku udhëtonte Bami dhe kushëriri i tij, janë konstatuar 5 dëmtime (vrima) ndërkohë ka mbetur i plagosur lehtë, kushëriri i tij Ervin Kodra. Bami dhe Kodra ishin duke lëvizur në rrugën nacionale nga Kamza në drejtim të Fushë-Krujës, por në zonën e urës së Tapizës, kanë rënë në pritë pasi nga një automjet tip “Golf 5”, kanë ardhur breshëri kallashnikovi. Mjeti i autorëve, më pas u gjend i djegur në zonën e Valiasit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar