TIRANË- Automjeti i blinduar në pronësi të Durim Bamit është aseti i parë që sekuestrohet edhe me vendim të gjykatës pas operacionit forca e ligjit. Vendimi për të konfirmuar sekuestron e vendosur më herët (8 shkurt) në kushtet e emergjencës nga OFL, e konfirmuar edhe nga SPAK, është marrë nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Durim Bamit automjeti iu bllokua me vendim të OFL-s nga policia e Durrësit, ndërsa tani ai ka 6 muaj kohë të argumentojë përballë institucioneve në rrugë gjyqësore nëse këtë pasuri e ka të justifikuar apo jo. Pranë gjykatës së posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin aktualisht janë duke u shqyrtuar edhe 6 kërkesa të tjera për konfirmim të sekuestrove të vëna nga OFL dhe SPAK.

Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

1582727330_Screenshot1.jpg

Hetimi, që u udhëhoq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk mundi të provojë asnjëherë akuzat e Tom Doshit dhe, për pasojë, prokuroria ngriti akuzë “Kallëzim të rremë” për tre personat e sipërcituar, por më pas shpëtuan. Durim Bami në 12 shtator të vitit 2018 u kontrollua nga policia në kuadër të një operacioni të gjerë në Krujë dhe Fushë Krujë. Ai ka qenë shoqëruar disa herë në polici por më pas është lënë i lirë.
1560326786_11086044979224378756206799676468n0.jpg

Durim Bami