24-vjeçari holandez shpik pajisjen që do të pastrojë detet dhe oqeanet nga plastika

Një pajisje masive për pastrimin e oqeaneve nga plastika ka bërë debutimin në brigjet e gjirit të San Franciscos. Inovatori holandez, 24-vjeçari Boyan Slat dhe organizata e themeluar prej tij “The Ocean Cleanup” është përpjekur prej vitesh të krijojë një sistem që do të mund të pastrojë oqeanet nga plastika.

Tashmë pajisja e tyre, një sistem pastrimi rreth 610 metër i gjatë dhe me vlerë 5 milion dollarë, ka nisur rrugëtimin në det. I njohur si “System 001”, fillimisht pajisja u dërgua në një pikë testimi dhe kur gjithçka shkoi me sukses, i’u drejtua një sektori të caktuar në Oqeanin Paqesor, aty ku rrymat detare përplasin tonelata me mbetje plastike.

Ekipi shpreson që vetëm në vitin e parë, sistemi do jetë në gjendje të grumbullojë rreth 50 ton plastikë. Përllogaritjet tregojnë se me vendosjen e rreth 60 grupeve të tilla të pastrimit, rreth 50% e plastikës në këtë sektor të ndotur, mund të hiqet brenda pesë vitesh.

Megjithatë, edhe pse frymëzim për disa, “Systemi 001” është kritikuar nga shumë prej anëtarëve të komunitetit shkencor. Sipas tyre pajisja nuk është në gjendje të mbledhë plastikën që ka nisur të dekompozohet në fund të oqeaneve, mund të ketë impakt në jetën detare, si dhe mund të mos i rezistojë kushteve të motit.

Brenda pak muajsh do të mësohet edhe përgjigja nëse ky sistem do të jetë në gjendje ti bëj ballë një pjese të konsiderueshme të rreth 320 milion ton plastikë që prodhon bota në një vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur