Një 24 vjeçar nga Lezha kishte marrë një makinë me qira në Fier dhe më pas e kishte shitur. Policia e Fierit bëri me dije se 24 vjeçari E.Z, është shpallur në kërkim, pasi ka marrë me qira dyditore një automjet tip Benz, pronë e subjektit “ALFATINO” Sh.P.K Tiranë, me aktivitet për dhënien e makinave me qira.
24 vjeçari E.Z ka thyer kushtet e qirasë dhe e ka shitur mjetin në qytetin e Fierit për një shumë prej 1500 euro.
Pas një pune të mirëorganizuar nga Seksioni kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë e mundur lokalizimi dhe gjetja e kësaj makine”, shkruan policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje”.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com