TIRANE- Prokuroria e Krime të Rënda ka kërkuar 17 vjet burg për secilin nga shtetasit Tomcho Tomov (italian) dhe Alesio Çullhaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar në Itali për qëllim prostitucioni 24 vjeçaren me iniciale V.SH. Ndërkohë, mësohet se e reja është edhe bashkëshortja e shtetasit italian Tomov. Të dy miqtë, italiani Tomcho Tomov, si dhe miku i tij Alesio Çullhaj akuzohen se kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëpunit, të “Trafikim i Personave të rritur”, e kryer në dëm të vajzës 24 vjeçare.
 
Ngjarja
Vajza 24 vjeçare me iniciale V.Sh, lindur dhe banuese në Korçë, para 4 vitesh është njohur me shtetasin italian Tomcho Tomov, e më pas edhe janë martuar. Ndërkohë, nga kjo martesë, mësohet se ata kanë edhe një fëmijë të mitur i cili jeton me familjen e 24 vjeçares. Po ashtu, mësohet se V.SH rrjedh nga një familje e varfër. Para 4 vitesh ajo është lidhur dhe më pas martuar me Tomov dhe të dy së bashku kanë jetuar në banesën e këtij të fundit, në Pogradec.